“Rrenc e i rrezikshëm për copëtimin e Kosovës, pazare me fatin e vendit”, deputetët kërkojnë që Thaçi të ndalet me çdo kusht

Politika

“Rrenc e i rrezikshëm për copëtimin e Kosovës, pazare me fatin e vendit”, deputetët kërkojnë që Thaçi të ndalet me çdo kusht

Nga: P.R Më: 20 korrik 2018 Në ora: 08:55
Hashim Thaçi

Dialogimi me Serbinë në Bruksel pa mandat dhe pa vija të kuqe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka alarmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli nga LDK, si dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa kanë paralajmëruar rrezikun që vije nga Thaçi, duke kërkuar ndaljen e tij me çdo kusht.

Image
Vjosa Osmani

“Përgjigje Hashim Thaçit (njeriut që po përfaqëson veten e tij në bisedimet në Bruksel dhe njeriut ndaj të cilit janë ngritur dy komisione hetimore parlamentare): Shndërrimin e FSK-së ne FARK e keni penguar ju kur punuat pas shpinës së ndërkombetarëve dhe Qeverisë së LDK-së për të sjellur Ligjin pa asnjë koordinim paraprak. E nuk u ndalët me kaq, sepse vetëm disa muaj më vonë, pikërisht Amerikës dhe NATO-s ua futët thikën pas shpinës përmes tentimit për shfuqizim të Ligjit për Specialen. Përfaqësuesit e shteteve kryesore të NATO-s këtë veprim tuajin e quajtën si “natën më të rëndë të Kosovës që nga pavarësia e saj”. Një përgjigje më e gjatë për këtë gënjeshtër të përsëritur të Thaçit, në fjalimin tim më poshtë”, ka shkruar Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurse deputeti tjetër i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka paralajmëruar rrezikun nga Thaçi, duke kërkuar bashkim nga të gjitha partitë, siç ka thënë ai “ ta mbyllim në zyre këtë njeri të rrezikshëm”.

Image
Haxhi Avdyli

“Hashim Thaqi një rrenc kronik, që moti e ka humb arsyen, ku interesi i shpetimit të lëkurës se tij ka me na kushtu me humbje te territorit tonë të cunguar. Ky njeri bashkë me shokët e tij të luftës, si duket kanë me skicu harta të copëtimit të Kosovës, e ajo copë Kosove që mbetet ka me mbet Kosovë multietnike me komuna të pavarura Serbe brenda saj. Dhe pas nje kohe kur kjo punë të kryhet ky Hashim ka me dal në TV me zgërdhirje ka me shit si vepër te paqes, insistim i miqeve ndërkombetar. Pafytyrësia e tij nuk ka fund. Rreziku për Kosovën , tani nuk vie nga Serbia, por nga pazaret e tij. Për të mos na akuzuar gjeneratat e ardhshme , qe se ndalëm dot këtë katrahurë Hashimiane, duhet të gjithë patriotët e të gjitha partive të behemi bashkë dhe ta ndalim këtë plangprishës. Le të vonohet dialogu, le të vonohet marreveshja gjitheperfshir?se, edhe ashtu qe 20 vite po presim. Skemi cka ngutemi per marreveshje me Serbinë me nje Hashim në krye që eshte i gatshem të beje kompromise të dhimbshme me fatin e Kosovës. Nëse ska dialog me Serbinë , Hashim Thaqi vdes politikisht. Ai jeton e noton ne politikë vetëm kur niset në Bruksel në negociata të pështira. Më mirë pa dialog se dialog katastrofal për rendin kushtetues e territoret tona. Momentin qe ska dialog , ska Hashim. Ndalja e tij i mbyllur në zyret e tij të mykura sot është patriotizëm dhe shpëtim i Kosovës. Kosova është me rendesishme se Hashimi dhe gjeopolitika e tij e rreme. Ta mbyllim në zyre këtë njeri të rrezikshëm. Se dikur do jetë vonë edhe për ata që po ia rrehin krihte”, shkruan Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

Image
Mimoza Kusari-Lila

Ndërsa, deputetja nga Alternativa për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të relativizohet në suaza të ndryshimeve të administratave të shteteve tjera, mike ose jo të Kosovës.

““Integriteti territorial dhe sovranitetit i Kosovës janë vula e ekzistencës së shtetit të Kosovës, është interesi primar i Kosovës dhe pa to nuk ka më Kosovë. Iu bëj thirrje të gjitha palëve, partive politike Parlamentare, të ulemi dhe të vendosim për KRITERET e Platformës së bisedimeve finale me Serbinë. Presidenti i zgjedhur nga Kuvendi dhe i vetë liruar nga çfarëdo përgjegjësie ndaj Kuvendit, duhet të NDALET nga takimet pa agjendë publike dhe pa vija të përcaktuara. Kosova e ka momentin final të përcaktimit të ardhmes së saj si shtet në këto javë dhe muaj dhe nuk mundet askush tani të jap vetes të drejtën të luaj në “kockë” fatin e saj”, ka shkruar Kusari-Lila, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat