Mocion për rrëzimin e qeverisë, Krasniqi tregon si mund të ketë sukses

Politika

Mocion për rrëzimin e qeverisë, Krasniqi tregon si mund të ketë sukses

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 24 korrik 2018 Në ora: 20:41
Qeveria

Analisti politik Faik Krasniqi, thotë se votat e opozitës nuk mjaftojnë për rrëzimin e kësaj qeverie, prandaj ata duhet të kërkojnë votat e koalicionit qeverisës.

Partia Socialdemokrate dje i ka bërë thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të inicojnë mocion kundrejt qeverisë, ose t’iu japin atyre votat për mocion.

Përmes një statusi në “Facebook”, shefi i GP të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka bërë thirrje për mbajtjen e ndonjë tryeze opozitare për strategji taktikë për rrëzimin e qeverisë, ose t’iu japin atyre autorizimin dhe ata t’i thërrasin.

Por, analistët politikë thonë se votat e tyre nuk do të mjaftonin për rrëzimin e kësaj qeverie.

Analisti politik, Faik Krasniqi, thotë për “Bota sot”, se mocioni për rrëzimin e qeverisë do të ishte i kotë, nëse opozita nuk i siguron së paku dy apo tri vota të koalicionit qeverisës.

Image
Faik Krasniqi

Qeveria do të vazhdojë akoma, nëse nuk do të sigurohen votat e pozitës për rrëzim, shton Krasniqi.

“Nuk mjaftojnë vetëm votat e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë, sepse u duhen 61 vota të deputetëve në Kuvend. Prandaj do të ishte i kotë mocioni për rrëzimin e Qeverisë, nëse opozita nuk i siguron edhe së paku dy-tre vota. Opozita duhet të krijojë aleatë brenda koalicionit për ta rrëzuar Qeverinë, me deputetë të pakënaqur të pozitës. Në të kundërtën kjo Qeveri do të vazhdojë akoma të qeverisë, edhe pse është Qeveri e pakicës!”, deklaron Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat