Zbulohen arsyet pse opozita nuk do ta rrëzon Qeverinë Haradinaj

Politika

Zbulohen arsyet pse opozita nuk do ta rrëzon Qeverinë Haradinaj

Nga: Nehat Shaqiri Më: 25 korrik 2018 Në ora: 09:00
Ramush Haradinaj

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta rrëzuar qeverinë.

Një qëndrim të tillë e ka dhënë analisti politik, Krenar Shala, i cili shton disa arsye pse mendon kështu.

Sipas tij, opozita nuk ka as interes për ta rrëzuar këtë qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

E arsyeja kryesore për këtë sipas Shalës është se, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk dëshiron me marrë barrën e negociatave në dialogun e Brukselit me Serbinë.

Image
Krenar Shala

Ndërsa, për Lëvizjen Vetëvendosje thotë se, ajo dëshiron më shumë kohë për me u këndell pas përçarjes që i ndodhi këtij subjekti politik, kur iu larguan një grup i madh deputetësh, e sa i përket PSD-së, sipas tij, këta duhan që të përforcohen me pozicionin e tyre politik.

“Së pari duhet ta kemi të qartë që partitë opozitare nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta rrezuar qeverinë. Së dyti, mendoj që asnjë parti opozitare nuk ka interes që të rrëzohet kjo qeveri: LDK-ja nuk dëshiron që ta marr barrën e negociatave me Serbinë, VV-ja dëshiron më shumë kohë për tu këndellur nga përçarja dërrmuese që e kaploi dhe PSD-ja e cila beson që koha do të punoj për përforcimin e pozicionit politik”, thotë analisti politik, Krenar Shala për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat