“Nxehet” opozita, fillon mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj!

Politika

“Nxehet” opozita, fillon mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 26 korrik 2018 Në ora: 16:51
Ramush Haradinaj

Deputeti i Partisë Social Demokratike, Dardan Sejdiu, iu ka drejtuar partisë më të madhe opozitare në Kuvend, Lidhjes Demokratike të Kosovës për mos votimin e projektligjeve dhe herë pas here bojkotimin e seancave.

Atyre u tha se do të bashkohen në çfarëdo tryeze që ata organizojnë dhe kanë 12 votat e PSD-së për rrëzimin e qeverisë.

Fjalimi i i tij u duartrokit në sallë, ndërsa për replikë foli deputeti, Lumnir Abdixhiku nga LDK-ja, fjalimi i të cilit paraprakisht ngjalli këtë reagim.

Abdixhiku tha se për rrëzimin e qeverisë janë edhe votar e LDK-së dhe atyre mund t’i bashkohen edhe deputetët e Vetëvendosjes dhe zyrtarisht mund të fillohet iniciativa për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Lëvizja Vetëvendosje si dy partitë më të mëdha në opozitë, javën e kaluar janë koordinuar për mosvotimin e projektligjeve të pozitës në Kuvendin e Kosovës për të dëshmuar se qeverisja e Ramush Haradinaj brenda Kuvendit është vetëm një pakicë dhe se më këtë konfirmohet bllokimi i këtij institucioni dhe dështimi i madh i kësaj qeverie pakicë.

Image
Ali Hertica

Analisti politik, Ali Hertica, thotë se, nga këto dy subjekte politike opozitare ka filluar një eufori për rrëzimin e kësaj qeverisje, e cila sipas tij, i ka sjell qytetarit vetëm humbje dhe degradim në të gjitha institucionet e shtetit.

Sipas tij, kjo dëshmon se kjo qeveri aktuale me në krye Ramush Haradinaj është qeveri e pakicës dhe nuk ka legjitimitet të vijoj më tej.

Me këtë rast, Hertica e ka komentuar edhe ftesën e Dardan Sejdiut për nisjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ftesë kjo për LDK-në dhe VV-në.

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka ftuar VV-në dhe LDK-në që të inicojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, duke u zotuar se edhe PSD-ja do t’i jap 12 nënshkrime dhe 12 vota.

“E ftojmë LDK dhe LVV që ta inicojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ne do ti japim 12 nënshkrime dhe 12 vota, ose të na i japin nënshkrimet dhe ne e inicojmë. E ftojmë LDK edhe LVV ta na thërrasin ne tryeze opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim. E ftojmë LDK e LVV që ta votojmë në Kuvend mandatarin e bisedimeve, që ai/ajo mos të jetë Thaçi”, ka shkruar Sejdiu.

Por, sipas Ali Herticës, PSD-ja nuk është serioze, pasi që, këtë subjekt politik e ka kapur “klani i diallzimit”.

“Lëvizja Vetëvendosje janë të gatshëm të bashkëpunojnë me opozitën në këtë drejtim, pra edhe me LDK-në për ta rrëzuar këtë qeverisje e vila ka shumë skandale brenda këtij afati qeverisës. Por, është edhe e vështirë rrëzimi i Qeverisë, pasi opozita e zhurmshme nuk do të arrinë të ketë qasje serioze në këtë mocion, pra problem është sigurimi i 61 votave, sepse nëse rrëzimi i kësaj qeverisje dështonë, atëherë edhe tre muaj të tjerë nuk kanë të drejtë për parashtrojnë mocion tjetër”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Ndonëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, a paralajmëruar dhe është e gatshme të nisë procedurën për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, një gjë e tillë nuk do të mund ta bëjë, sipas Herticës, pa mbështetjen e partive të koalicionit, pasi që, Partia Socialdemokrate është e “vëllazëruar me devollizmin” dhe është në anën e koalicionit qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat