Osmani: Pozita të gjej zgjidhje për dialogun

Politika

Osmani: Pozita të gjej zgjidhje për dialogun

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 26 korrik 2018 Në ora: 17:06
Thaci dhe Vucic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Naser Osmani ka përsërit edhe një herë qëndrimin e LDK-së në lidhje me përkrahjen e kësaj të fundit për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Osmani ka theksuar se pozita është ajo që duhet ta gjej vetë zgjedhjen për këtë çështje, ndërsa edhe një here ka theksuar se LDK është kundër.

Image
Naser Osmani

“Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë ka qenë shumë e qartë sa i përket përgjegjësive  institucionale. Koalicion i tanishëm i cili qeveris me vendin dhe ka marrë përgjegjësinë e vendit i cili edhe ka formuar institucionet ka obligimi që ti qojë proceset përpara. Ne opozitës nuk na takon që ta mbështesim atë përderisa përgjegjësi institucionale i takon atyre, ky është edhe qëndrimi i LDK-së tani për tani” ka thënë ai

Deputeti i LDK-së ka komentuar edhe deklaratat e nënkryetarit Lutfi Hazirit

“Deklaratat e Lutfi Hazirit mendoj se janë keq interpretuar ne portale, sepse ai ka thënë që LDK nuk e   përkrahë Thaçin të jetë krye negociator ndërsa ai  ka obligim kushtetues që të jetë pjesë e ekipit dialogues me Serbinë” ka përfunduar deputeti Naser Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat