“LDK-ja nuk duhet t`ia lë Thaçit, fatin e Kosovës në dorë”

Politika

“LDK-ja nuk duhet t`ia lë Thaçit, fatin e Kosovës në dorë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 28 korrik 2018 Në ora: 10:56
Hashim Thaçi

Analisti politik, Leon Duhanaj ka thënë për “Bota sot”, se çështja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, është aq e koklavitur sa edhe vetë akterët me gjasë nuk e kanë të definuar mirë idenë se çfarë do të bëjnë.

Për më tepër, ai ka deklaruar se Thaçi e ka përkthyer në kauzë personale çështjen e bisedimeve me Serbinë , ndërsa në bazë të marrëveshjeve të deri tashme  nuk janë transparente sa duhet dhe për këtë arsye opozita do ta ketë të vështirë të anashkalojë presidentin.

Në njërën anë, kemi Presidentin Thaçi, i cili ketë e ka përkthyer në kauzë personale. Ai madje me gjasë edhe beson që është i vetmi që duhet ta shtyej këtë çështje përpara.

Image
Leon Duhanaj

“Pos kësaj, ai është akteri i cili edhe është përgjegjës për disa marrëveshje, që tashmë kanë ndodhur e që nuk janë edhe aq transparente sa duhet. Në këtë kontekst, pala kundërshtare (opozita)  do ta ketë të vështirë ta anashkalojë figurën e tij. Kur flasim për opozitën, atë e mendoj LDK-në me  grupet e vogla, pa LVV- je pasi që kjo lëvizje do ta kundërshtonte secilin individ dhe secilën zgjidhje të mundshme të cilën nuk e kanë menduar vetë ata.

Pra, me këtë lëvizje, konsensusi është praktikisht i pamundur. Kosova tashmë është futur në këtë dialog dhe nuk ka kthim prapa. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë disa korniza kohore e që janë edhe obligative për palët, të cilave duhet t'u përmbahen. Kjo do të thotë që Kosova nuk e ka luksin e kundërshtive të mëdha dhe kalkulimeve për politikën e brendshme”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për me tepër, ai ka shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk  duhet t`ia lë në dorë fatin e vendin Thaçit dhe se kjo parti duhet t`i bashkojë forcat me  partitë progresive opozitare që të dalin me një kërkesë të qartë karshi Qeverisë së Kosovës.

“Opozita në këtë rast LDK, duhet të marrë rolin që i takon në ketë proces. Ata nuk guxojnë at t'ia lënë Thaçi të vetëm, fatin e Kosovës në dorë. Por as nuk guxojnë ta luajnë indiferentin, e aq me pak të bien në lajthitje të ideve të LVV-je për t'u përçarë. LDK, për mendimin tim, së pari duhet t'i bashkojë forcat me partitë progresive opozitare, të dalin me një opsion, kërkesë të qartë karshi Qeverisë së Kosovës. Tek pastaj të ulën dhe t'i përafrojë qëndrimet. Në këtë rrugë, në mënyrë konstruktive, mund të gjenden edhe pozicionet e secilit. Mos të harrojnë asnjëherë, se këtu nuk po bëhet fjalë as për karriera individësh, as për partitë politike, por po bëhet fjalë për Kosovën  dhe detyrimet kushtetuese të secilit e që janë të obliguar t'i përfillin”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat