“Fajtor deputetët, opozita të marr qëndrime konkrete”

Politika

“Fajtor deputetët, opozita të marr qëndrime konkrete”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 korrik 2018 Në ora: 18:56
Kuvendi i Kosoves

Njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj i ka hedhur fajin deputetëve të Kuvendit të Kosovës për situatën e krijuar në vend.

Image
Skënder Zogaj

“Duke qenë se përafërsisht Kuvendi i Kosovës përbëhet kryesisht nga të njëjtat garnitura deputetësh dhe partish, të gjithëve duhet t’u përkujtojmë se janë fajtorët e situatës së krijuar, prandaj para se ta pranojnë mjerimin e vet, nuk kanë fare të drejtë të kritikojnë produktin e tyre Hashim Thaçin të cilit ia kanë dhënë me vullnet të plotë daullen, dhe tash nuk kanë të drejtë të ankohen për mënyrën si i bie!”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër,  ai ka shtuar se opozita nuk ka asgjë konkrete për dialogun dhe ajo do të duhet të marr qëndrime konkrete e t`i bëjë publike ato.

“Deputetët “po rrahin ujë në havan” për  përfitime politike e jo për ta shpëtuar Kosovën nga mënyra e keqe e dialogimit të Thaçit! Opozita nuk e ka asnjë gjë konkrete për ecuri më të dobishme të dialogut! Thaçit nuk i merret udhëheqja duke e kundërshtuar me fjalë koti në parlamentin e shpifur, por opozita duket të merr qëndrime të prera dhe konkrete mbi partiake dhe ato të t’ua adresoj Parlamentit, bashkësisë ndërkombëtare, qytetarëve të Kosovës, duke ua bëre me dije qëndrimin definitiv dhe përfundimtar të opozitës!”, ka potencuar “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat