Eksperti i sigurisë jep alarmin për Serbinë, tregon çfarë duhet të bëjë Nexhat Daci

Politika

Eksperti i sigurisë jep alarmin për Serbinë, tregon çfarë duhet të bëjë Nexhat Daci

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 31 korrik 2018 Në ora: 15:19
Fadil Kajtazi

E ashtuquajtura ‘Ushtria popullore e Kosovës dhe Metohisë’ ka dërguar revole dhe medikamente të tjera në adresë të Radomir Repanoviq, nga fshati Osojan i komunës së Istogut, të cilin e ka ngarkuar si person që do të kryejë vrasje të serbëve në Kosovë, duke sakrifikuar kështu serbët e këtushëm karshi ndërkombëtarëve dhe më pas të thuhet se vrasjen e kanë bërë shqiptarët.

Lidhur me këtë nuk ka pasur ende deklarim nga ana e Policisë, ndërsa eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se në vitin 1998 ishte organizuar vrasja e të rinjve serb në restorantin Panda në Pejë, që të shfrytëzohet për përkrahje për urrejtjes ndaj shqiptarëve, derisa thotë se këto janë metoda

“Ne jemi dëshmitarë të pranimit nga presidenti Vuçiç se shërbimet serbe me 1998 në restorant Panda në Pejë kanë organizuar vrasjen e të rinjve serb për ta shfrytëzuar këtë rast si pretekst për terror mbi shqiptarët, por edhe si akt për të përhapur urrejtjen ndaj popullatës shqiptare”, është shprehur ai.

Sipas tij, këto janë metoda të Serbisë që i ka shfrytëzuar vazhdimisht dhe për të cilat strukturat e sigurisë në Kosovë duhet të jenë të vëmendshme.

“Këto janë metoda që shteti serb dhe Kisha ortodokse Serbe i kanë shfrytëzuar në vazhdimësi për të cytur masat serbe në drejtim të shqiptarëve, njëkohësisht edhe për ta shfrytëzuar për propagandë në planin ndërkombëtar. strukturat e sigurisë në Kosovë duhet të jenë të vëmendshme për kombinime të tilla”, ka vlerësuar Kajtazi.

Ai thotë se Nexhat Daci si kryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, duhet ta mobilizojë akademinë që të bëjë publikime në vendet evropiane për të dokumentuar terrorin dhe metodat e Serbisë kundër popullatës shqiptare.

“Ndërkohë që Nexhat Daci si kryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës në vend se ta mësojë Kuvendin e Kosovës se kush duhet të jetë kryenogociator me Serbinë, duhet që ta mobilizojë akademinë për të bërë publikime në vendet evropiane dhe më gjerë për të dokumentuar shkencëtarisht terrorin dhe metodat e Serbisë kundër popullatës shqiptare”, ka përfunduar eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat