Deputeti i LDK-së deklaratat për ndarje i quan thashetheme: SHBA na ka pranuar me këta kufij

Politika

Deputeti i LDK-së deklaratat për ndarje i quan thashetheme: SHBA na ka pranuar me këta kufij

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 1 gusht 2018 Në ora: 17:06
Deputetët e LDK-së

Deklaratat për ndarje të Kosovës e shkëmbim territoresh me Serbinë, vazhdojnë të jenë aktuale.

Prifti i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq ka thënë se ka skenarë për ndarje të Kosovës. E pas kësaj deklarate, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat e tilla janë spekulime dhe se nuk ka kërcënim për ndarje të Kosovës.

Lidhur me këto deklarata, deputeti nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova është pranuar nga SHBA dhe shtetet tjera mike me kufij të përcaktuar në vitin 1997 dhe aty përfshihen edhe Trepça e Gazivoda.

Image
Ramiz Kelmendi

“Unë mendoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tjera mike Kosovën e kanë pranuar me kufijtë ekzistues, të cilët janë përcaktuar në vitin 1974. Dhe në bazë të atyre kufijve, ekzistojnë edhe Trepça edhe Gazivoda edhe gjëra tjera”, ka deklaruar ai.

Madje Kelmendi i quan thashetheme këto deklarata, derisa thotë se nuk do të jenë të pranueshme asnjë nga format e ndarjes që e copëtojnë Kosovën. “Andaj, ndoshta është ngritur kjo deklaratë që të frikësohet populli dhe opozita, në mënyrë që me qenë të kyçur në bashkëbisedim me Serbinë. Ne mendojmë më shumë se këto më shumë janë thashetheme dhe të gjitha format e ndarjes që e dëmtojnë apo që e copëtojnë Kosovën, nuk do të jenë të pranueshme për ne”, është shprehur deputeti Ramiz Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat