Ish ministri kritikon Qeverinë Haradinaj

Politika

Ish ministri kritikon Qeverinë Haradinaj

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 2 gusht 2018 Në ora: 15:13
Qeveria Haradinaj

Edhe pse ka më shumë se 100 zv.ministra, përsëri qeveria e Kosovës me shef Ramush Haradinajn, nuk po tregon efikasitet dhe efektivitet.

Në raportin e fundit të organizatës FOL, del se kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt ka realizuar vetëm 57 për qind e planit të punës për 6 muaj, ani pse ka më shumë se 100 zëvendësministra, siç ka raportuar Lëvizja FOL.

Lidhur me këtë çështje deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani ka thënë për gazetën “Bota sot”, se emërimi i mbi 100 zv ministrave është bërë për të ngopur apetitet e koalicionit qeverisës.

Image
Imet Rrahmani

"Absolutisht emërimi i një mega kabineti qeverisës dhe i një numri krejtësisht të pajustifikueshëm të zv. Ministrave është bërë për të ngop deri diku apetitet e pangopshme të koalicionit qeverisës. Çdo njërit nga partnerët nuk i ka interesuar cilësia në qeverisje por marrja e një cope sa më të madhe të hises në emërime. Kur kjo nuk arrihej në suaza të numrave të arsyeshëm, atëherë ndodhi thyerja e rekordeve të papërgjegjshmërisë në menaxhimin e parasë publike. Në rrethana të tilla kur prioritet është ngopja e apetiteve grupore dhe individuale, nuk ka mundësi të ketë një koordinim që qon edhe në efikasitet dhe efektivitet” ka thënë ai.

Tutje, Rrahmani ka shtuar se gjendjanuk është e mirë as edhe ne sektorin e shëndetësisë, ku në këtë pjesë janë shkaktuar dëme të shumta

“ Unë pash edhe raportin e pjesës për shëndetësi dhe mund të ju them me përgjegjësi të plot se mbi nëntëdhjetë përqind e asaj çka është deklaruar si realizim ?shtë përvetësim i punëve që ne i kemi kryer në fazën e dorëzimit të pushtetit ose punë që kanë hy në binar të realizimit në kohën tonë e që nuk ka pasur mundësi të kthehen mbrapa. Kjo qeveri aty ku i ka filluar disa punë nga e para i ka filluar mbrapsht dhe pa asnjë vizion se cili do të jetë rezultati pas shumë kohe kur ato të përfundohen nëse fare përfundohen ndonjëherë. Dëmet që janë shkaktuar nga marrja e vendimeve të pamenduara mirë, një dekadë marrin për tu rregulluar”, ka përfunduar deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat