Vëllai i Ahmet Krasniqit ka dy fjalë për PDK-në e Vushtrrisë

Politika

Vëllai i Ahmet Krasniqit ka dy fjalë për PDK-në e Vushtrrisë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 2 gusht 2018 Në ora: 17:13
Behxhet Krasniqi

Sheshi “Kolonel Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, i dizajnuar në një koncept të ri të planifikimit të hapësirave publike për qytetarin në Vushtrri shumë shpejt do të përurohet.

Kështu tha kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili tha se PDK-ja, nuk e ka votuar vendimin e asamblesë komunale për emërimin e sheshit "Ahmet Krasniqi".

Lidhur me këtë, ka folur për “Bota sot” vëllai i ish kolonelit Ahmet Krasniqi, Behxhet Krasniqi, i cili dyshon se ata asamblistë do të kenë marrë urdhër nga organet e larta të partisë së tyre, për të qenë kundërshtues.

“Unë mundem vetëm të supozoj që ata asamblistë do të kenë marrë urdhër nga partia e PDK-së për të qenë kundërshtues. Madje, unë mund të them se nuk e kanë mirë, megjithatë është në të drejtën e tyre për të votuar pro ose kundër. Kaq mund te them!”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

I pyetur se, a po e shpërfaqë ky gjest urrejtjen e kësaj partie ndaj vijës institucionale dhe ish Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Krasniqi thotë se por nëse veprimet e një apo të disa personave shpërfaqin mendësinë apo ndjesinë e tyre, atëherë vijmë te konstatimi se këtu vërtet kemi të bëjmë me urrejtje ndaj MMRK-së, dhe ish ministrit Ahmet Krasniqi.

“Shumë kisha dashtë të mos ishte ashtu, por nëse veprimet e një apo të disa personave shpërfaqin mendësinë apo ndjesinë e tyre, atëherë vijmë te konstatimi se këtu vërtet kemi të bëjmë me urrejtje ndaj MMRK-së, dhe ish ministrit Ahmet Krasniqi. Ndryshe, nuk mund të shpjegohet ky qëndrim i tyre”, thekson Behxhet Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat