Për 19 vjet vetëm 38 aktgjykime për krimet e luftës

Politika

Për 19 vjet vetëm 38 aktgjykime për krimet e luftës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 2 gusht 2018 Në ora: 22:47
Foto gjatë luftës në Kosovë

Periudha e kobshme e luftës në Kosovë vazhdon të jetë e pandëshkuar ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga përfundimi i saj. Përveç që nuk është ngritur padi shtetërore ndaj Serbisë për gjenocidin e ushtruar në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999, edhe ndëshkimi i krimeve individuale lë për të dëshiruar. Gjyqtarët e EULEX-it i kanë shpallur 38 aktgjykime në fushën e krimeve të luftës.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, që nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000, kanë janë vrarë mbi 13 mijë njerëz gjatë luftës në Kosovë.

Po ashtu, edhe pse kanë kaluar 19 vite pas Luftës në Kosovë, fati i më shumë se 1600 personave ende nuk dihet. Ata rezultojnë ende të zhdukur dhe eshtrat e tyre ende nuk dihet nga janë tretur.

Ndërsa kërkimet për gjetjen e këtyre trupave vazhdojnë, kërkimet për arrestimin e serbëve për këtë gjenocid thuajse janë stopuar.

Edhe pse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën sa ka qenë kryeministër pati paralajmëruar padi për krime lufte ndaj Serbisë, duket se kjo ka mbetur thjeshtë premtim elektoral i këtij të fundit.

Nga 1600 persona ,135 persona janë të zhdukur, nën-moshën 18 vjeçare, dhe 332 persona mbi-moshën 65 vjeçare, ndërsa moshës 19 – 64 vjeçare, janë 1183 persona të zhdukur.

Për gazetën “Bota sot” rreth kësaj çështjeje kanë folur deputetë, qeveria e Kosovës, dhe EULEX mirëpo ata nuk kane dhënë detaje të hollësishme lidhur me numrin e serbëve të arrestuar për krime lufte në Kosovë.

EULEX me 38 aktgjykime rreth krimeve të luftës

Nga Misioni i Bashkimi Evropian për Sundim të ligjit, EULEX kanë thyer përgjigje për gazetën “Bota sot”.

Ata kanë thënë se gjyqtarët e EULEXIT kane shpallur 38 aktgjykime në fushën e krimeve të luftës, mirëpo nuk kane pranuar të japin informata duke u arsyetuar se kompetenca rreth kësaj çështje kanë më shumë gjykatat vendase

“Misioni nuk bën kurrfarë dallimi ndërmjet kryerësve të ndonjë vepre penale të kryer në Kosovë.  Prokurorët e EULEX-it i kanë hetuar apo kanë ngritur aktakuza në 251 raste të krimeve të luftës. Përveç rasteve të trashëguara prej UNMIK-ut, prokurorët e EULEX-it i kanë hapur 98 hetime të reja për krime të luftës. Gjyqtarët e EULEX-it i kanë shpallur 38 aktgjykime në fushën e krimeve të luftës. Për më shumë informata të detajuara lidhur me këto raste, kompetencat dhe autoritetin e kanë gjykatat vendase” kanë përfunduar nga EULEX.

Flasin nga Qeveria, përgjegjësia mbi këtë çështje ende e papërfunduar

Kurse, nga Zyra për komunikim e Qeverisë së Kosovës  janë deklaruar për gazetën “Bota sot”, se në asnjë rrethanë qeveria nuk është deklaruar se do të ndalet dhe që është bërë mjaftueshëm për personat e pagjetur dhe fakti se vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe 1650 persona, që i mungojnë Kosovës, tregon se përgjegjësia e plotë mbi këtë çështje është ende e papërfunduar.

“Është e rëndësishme të theksohet, se nga ditët e para të pasluftës, e deri më sot, bazuar në kërkesat e prezantuar nga ana e familjarëve te institucionet kompetente vendore, si Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe organizatat ndërkombëtare, si në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, gjithsejtë, kanë qenë të evidentuar si persona të zhdukur, si pasojë e luftës, 6057 persona. Aktualisht, janë edhe 1650 persona të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 – ’99. Nga të cilët 1387 persona, janë të gjinisë mashkullore , ndërsa 263 persona të gjinisë femërore. Sa i përket moshës, janë 135 persona të zhdukur, nën-moshën 18vjecare, dhe 332 persona mbi-moshën 65 vjeçare, ndërsa moshës 19 – 64 vjeçare, janë 1183 persona të zhdukur. Që do të thotë, më shumë se shtatëdhjetë për qind e rasteve, tashmë janë zgjidhur”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e zyrës për informim të Qeverisë.

Sipas Qeverisë, të gjitha informatat dhe faktet e vëna në dispozicion të mekanizmave kompetent institucional, si Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur apo edhe mekanizmat dialogues si Delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, janë proceduar tutje në kuptimin e prezantimit si kërkesa dhe të dhëna zyrtare për institucionet e Serbisë, gjithnjë në koordinim të ngushtë me akterët ndërkombëtar të angazhuar në këtë proces.

Strategjia me BE dhe nevoja e përfshirjes më të kaluarën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtare në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Mexhide Mjaku Topalli ka thënë për ”Bota sot” se, në strategjinë për Zgjerim e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në njërën nga pikat e Planit Aksional për shtetet që duan integrim në BE, nënvizohet nevoja e përfshirjes në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mirëpo në momentin e fundit është hequr, një dritare për të zbuluar të vërtetën për të pagjeturit dhe për llogaridhënien.

Image

“Mund të them se nuk është me ndryshe gjendja as në Bosnje e Kroaci, përpjekje ka pas për të adresuar këtë çështje, përpos konferencave në Kuvend është mbajt seancë dhe janë votuar rekomandimet, tashme po punojmë si komision për plotësimin dhe ndryshimin e ligji. Qasja në përpjekjet për mësimin e fatit të personave të pagjetur nuk duhet të jetë e segmentuar, duhet bashkëpunim ndërmjet dy shteteve. Kosova fillimisht numëronte 4400 persona të pagjetur, kurse aktualisht mbesin 1658. Prej tyre 1300 shqiptare, kurse të tjerët jo shqiptare. Në Bosnje ende nuk dihet për fatin e rreth 10 mije të pagjetur po ashtu e njëjta gjendje qëndron edhe ne Kroaci dhe Maqedoni”, ka thënë ajo.

Tuje deputetja e PDK-se ka shtuar se presin të kemi rekomandime, të cilat do të duhej të jenë një fije shprese për mijëra familje.

“Strategjia për Zgjerim e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në njërën nga pikat e Planit Aksional për shtetet që duan integrim në BE nënvizohej nevoja e përfshirjes në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mirëpo në momentin e fundit është hequr, një dritare për të zbuluar të vërtetën për të pagjeturit dhe për llogaridhënien. Në presim të kemi rekomandime të cilat do të duhej të jene një fije shprese për mijëra familje. Përfundimisht duhet vendoset të lëvizë ky proces”, ka përfunduar Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat