Ekskluzive: Merret vesh plani i ndarjes së Mitrovicës nga shefat e Thaçit dhe miqtë e Vuçiçit!

Politika

Ekskluzive: Merret vesh plani i ndarjes së Mitrovicës nga shefat e Thaçit dhe miqtë e Vuçiçit!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 3 gusht 2018 Në ora: 21:36
Foto nga takimi i Thaçit me francezet

Shefat e Hashim Thaçit në Francë, miqtë e Aleksandër Vuçiçit, janë iniciatorët e skenarit për shpalljen e pavarësisë së veriut nga ana e serbëve, thotë një burim i gazetës “Bota sot”.

Ky burim i sigurt, pohon se, shefat e presidentit Thaçi, janë ata të cilët presidentin e kanë mbrojtë prej gjykatave prej vitit 1999 e deri më sot.

Sipas këtij burimi, poashtu këta shefa të Thaçit, gjithashtu edhe miq të Vuçiçit dhe Serbisë, janë ata që i kanë qitë telat në Mitrovicë, pra kur ka nis iniciativa për ndarjen e veriut.

E për ndarjen e pjesës veriore ka folë për gazetën “Bota sot” edhe ish agjenti i Shikut, i cili ishte me mision në Mitrovicë deri në vitin 2000 kur edhe zyrtarisht ka prishur raportet me Hashim Thaçin, pas ngjarjeve të krijuara atje, kur edhe mbetët të vrarë disa persona shqiptarë në netët e 2 dhe 3 shkurtit.

Image
Naim Miftari

Miftari tregon se si me 2 shkurt në zyrën e tij në Mitrovicë i kishte shkuar një zyrtar i lartë i SHTP Prishtina I. Ilazi (Shpati) me urdhër të Hashim Thaçit dhe Agim Çekut.

“Ai ka thënë se gjithë njerëzit që janë akoma në uniformë të TMK-së t’i largojmë nga veriu po atë natë edhe pse nuk ishte numër i madh, i kërkova arsye pse me i largu dhe pse me i fsheh armët që ishin diku afër 150 armë me pak municione në veri. Ai tha është urdhëri pasi nesër do të intervenojnë Tigrat e zi në veri dhe dha arsye se kinse mos me i mbet faji TMK-së, si dhe mos të vritemi në ndërmjet veti pas nuk do të ketë rrymë. Largoj ata njerëz nga veriu. Faktikisht ne i kishim 20-30 veta jo më shumë në veri”, tregon Miftari.

Ai thotë se, sa herë që ka patur demonstrata në Mitrovicë shumica prej tyre i kishin organizuar apo i kanë nisur vet, edhe ato demonstrat masive që kanë qenë.

“Me dhjetëra herë me urdhër të Hashim Thaçit dhe Agim Çekut dhe Kadri Veselit janë ndalë ato demonstrata. Kjo ka vazhduar deri në muajin mars të vitit 2000, kur jam larguar nga Mitrovica. Dhe bëhet pyetja pse? Kësaj radhe kaq... por do të ketë edhe pjesë tjera të panjohura gjer sot, por jo vetëm për Mitrovicën. Dhe sikurse e kanë pranuar publikisht eprorët e shërbimit sekret francez në televizion se Hashim Thaçi ka marr instruksione, para dhe armë nga DSGE-ja e Francës. Po ashtu pas disa vitesh do të dalin edhe të dhëna tjera kur shërbimi sekret francez do të pranoj fajësinë për krimet e bëra në veri nga serbët, por të ndihmuar nga vet francezët, siç po dalin edhe sot zyrtarët francez dhe eprorët e lartë të KFOR-it dhe po e pranojnë se pikërisht ata dhe disa të tonët në krye me drejtorin politik Hashim Thaçi ndan veriun nga jugu i Kosovës”, thotë Miftari.

Ish agjenti i SHIK-ut tregon edhe për personat që kanë gjuajtur me armë dhe sinjalin e forcave franceze prë me vra shqiptarët.

“Mos të harrojmë se ata dy persona që kanë shkrepuar me 2 shkurt të vitit 2000, vartës të Hashimit në kohën e mbrëmjes, raketa anti – tank, zollat 64 mm dhe ju kanë dhënë sinjal dhe arsye forcave serbe dhe franceze me vra shqiptarë. Aty janë mbet mbi 10 persona të vrarë, 1564 familje të ndjekuara me afërsisht 14.600 shqiptarë të ndjekuar na veriu, dhe nxiësit e këtij skenarit janë njerëzit e Hashim Thaçit të gjithë shqiptarë që edhe gjatë vitit 1998-99 ne i patëm arrestuar në UÇK në Mitrovicë, pasi e keqpërdorëshin emrin UÇK e sidomos emrin e disa komandantëve nga ana e Drenicës. Ata rrahnin njerëzit pa pik të fajit në Mitrovicë, vidhnin dhe konfiskonin vetura, merrnin edhe femra me dhunë kinse për ti pyetur... e këto janë mijëra rastë. Kam menduar vetvetiu se si u bën pasluftës kësi lloj njerëzish të besuar e bashkëpunëtorë të Hashim Thaçit, dhe nuk kam mundur ta gjej përgjigjen kurrë. Gjithashtu e çuditshme se si, u bën SHIK-u – UDB-ashat bashëpunëtor dhe miq e sidomos “thesara kombëtar””, shprehet Naim Miftari.

Ndryshe, në mars të këtij viti, presidenti Hashim Thaçi ka bërë një takim pa paralajmërim, që sipas Miftari ishte me urdhër të ish shefit të tij në DSGE, Denjear Arnaud.

Miftari thotë se Arnaud tani është deputet në Parlamentin Evropian, dhe është dhëndër serb dhe këshilltar strategjik i Aleksandër Vuçiçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat