Deputeti i LDK-së flet për referendumin: Thaçi të jap dorëheqje ose ka tri opsione për largimin e tij

Politika

Deputeti i LDK-së flet për referendumin: Thaçi të jap dorëheqje ose ka tri opsione për largimin e tij

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 4 gusht 2018 Në ora: 15:45
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli, ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka  paralajmëruar referendum për marrëveshjen finale me Serbinë.

Deputeti Avdyli ka thënë për “Bota sot” se Thaçi po mbetet i izoluar në idetë për vendin, për këtë arsye ai ka shpikur referendumin.

Ai ka thënë se populli do të vendos për ketë, por se pari duhet të ketë konsensus ndërpartiak për të parandaluar kompromiset të dhimbshme.

“Meqenëse Thaçi çdo ditë e më shumë po mbetet i izoluar në idetë e tij aventureske me fatin e këtij vendi, ai tani po shpik edhe referendumin. Normalisht populli do jetë ai që do vendos në fund  por se pari duhet konsensus ndërpartiak. Dhe parandalim i kompromiseve të dhimbshme”, ka deklaruar deputeti i LDK-së për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se presidenti Thaçi duhet të jap dorëheqje , ose ndryshe do të largohet nga Gjykata Kushtetuese, apo edhe nga trazirat qytetare.

“E Hashim Thaçi s’mundet asnjërën ta bëjë as koncensusin as pengimin e kompromiseve të dhimbshme. Ai mund ta shpëtoj këtë vend nga kompromiset e dhimbshme me dhënë dorëheqje e me ik para se me u hekë nga aty nga Gjykata Kushtetuese apo nga trazirat qytetare që s`dihet ku mbarojnë”, ka përfunduar Avdyli për “Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat