Zëvendësministra të turpshëm dhe përfitues

Politika

Zëvendësministra të turpshëm dhe përfitues

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 4 gusht 2018 Në ora: 21:08
Takim i Haradinajt me zëvendësministrat

Raportet që i kanë dorëzuar zëvendësministrat e qeverisë së Kosovës kryeministrit Haradinaj, po dalin të jenë joserioze dhe të turpshme për shkak të përmbajtjes që ato kanë.

“Kam marrë pjesë në debate televizive”, “kam pritur mysafir në zyrë për t’i pranuar urimet e tyre”, “kam marrë pjesë në mbledhje të qeverisë”, janë vetëm disa nga raportimet që ata kanë dërguar.

Image

Njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj, ka thënë për “Bota sot” se ato raporte tregojnë që ata zëvendësministra janë emëruar vetëm sa për të fituar financiarisht, e në ato raporte ai thotë se ka përmbajtje të turpshme.

“Raportet e zëvendësministrave tregojnë se shumica nga ta janë caktuar në pozita vetëm për të përfituar financiarisht dhe privilegje të tjera. Ka raporte që janë të turpshme qoftë për kah përmbajtja, qoftë për kah mënyra si janë shkruar”, thekson për “Bota sot” Imer Mushkolaj.

Janë raportet si një dëshmi tjetër që Kosova nuk ka pasur nevojë për kaq shumë zëvendësministra, thotë Mushkolaj.

“Raportet na tregojnë se nuk ka qenë fare e nevojshme emërimi i kaq militantëve partiakë në këto pozita qeveritare dhe se ata janë akomoduar aty vetëm për të përfituar, e jo për të punuar”, potencon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat