Deklaratat e Thaçit për korrigjim të kufirit, vlerësohen të dyshimta nga Kelmendi

Politika

Deklaratat e Thaçit për korrigjim të kufirit, vlerësohen të dyshimta nga Kelmendi

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 6 gusht 2018 Në ora: 19:27
Hashim Thaçi

Profesori i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi ka shpjeguar për “Bota sot” dallimin mes korrigjimit dhe ndarjes së kufijve, term të cilin e po e përdor presidenti Thaçi kohëve të fundit.

Kelmendi thotë se me termin korrigjim nënkuptojmë punën e komisioneve për demarkimin e vijës kufitare me një shtet fqinj, në këtë rast Serbia.

Image
Muhamet Kelmendi

“Korrigjimi nënkupton gjendjen e cila krijohet gjatë punës së komisioneve për demarkimin e vijës kufitare me Serbinë. Natyrisht se me këtë mund të interpretohen edhe ndryshimet territoriale. Mirëpo, në aspektin e së drejtës ndërkombëtare, me ndarje nënkuptohet ndarja e territorit midis dy a më shumë shteteve. Ndërsa ndryshimi nënkupton korrigjime në vijën kufitare jo në kuptimin e ndarjes. Tash është kryesisht çështje e interpretimit të termave”, thotë Kelmendi.

Mirëpo, ai ka dyshime në deklaratat e presidentit, pasi që thotë se varet kush e interpreton atë term.

“Varet se kush çka interpreton. Këtu lindin dyshimet”, ka përfunduar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat