Deputeti i Vetëvendosjes flet për protestat për ta penguar Thaçin - Bota Sot
Deputeti i Vetëvendosjes flet për protestat për ta penguar Thaçin

Politika

E hënë, 15 tetor 2018

Deputeti i Vetëvendosjes flet për protestat për ta penguar Thaçin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 11 gusht 2018 Në ora: 13:02
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi edhe një herë ka paralajmëruar rrëzimin e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit,  në rast se vërtetohet se ka shkelje të Kushtetutës, pas deklaratave të këtij të fundit për lëvizjen e kufijve – bashkim me Luginën.

Lajqi në një prononcim për “Bota sot”, lidhu me këtë, ka thënë se kur të bëhen shkelje të Kushtetutës atëherë ose duhet të jap dorëheqje ose të votohet shkarkimi i tij, por para se gjithash, siç thotë ai, duhet një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Image
Ali Lajqi

“Kur të bëhen shkelje të Kushtetutës atëherë ose duhet të jap dorëheqje ose të votohet shkarkimi i tij, por, para se gjithash duhet një vendim i Gjykatës Kushtetuese, sepse ai shkarkohet me dy të tretat. Pra, duhet vetëm një verifikim se ka pasur shkelje për lëndë të caktuara, atëherë ai duhet të jap dorëheqje ose të shkarkohet. Por, në raste të tilla dëmtohet Kosova ne është fakt se do të shkojmë edhe përmes institucioneve, por edhe me protesta gjithëpopullore”, është shprehur deputeti i Vetëvendosjes.

Tutje, Lajqi thotë se, deri në maksimum e shohin anën institucionale për të shfrytëzuar për ta shkarkuar Hashim Thaçin.

“Pra deri në maksimum e shohim anën institucionale për ta shfrytëzuar, por edhe nëpërmjet protestave popullore. Të dyja këto sipas nevojave”, përfundoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi, për “Bota sot”.

Ndërkohë, në anën tjetër, subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po planifikon që fjalët e Thaçit për ndryshim të kufijve t’i paraqes në Gjykatën Kushtetuese. Nga ky subjekt deklarojnë se janë duke bërë gati kërkesën për interpretim nga Gjykata për ato që LDK po i konsideron shkelje kushtetuese nga ana e Presidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test