Gecaj: Qeveria “Haradinaj” sa më parë të shkojë, kanë gjasa t’i ikin burgut

Politika

Gecaj: Qeveria “Haradinaj” sa më parë të shkojë, kanë gjasa t’i ikin burgut

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 14 gusht 2018 Në ora: 20:16
Qeveria e Kosovës

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk kanë qenë kurrë më të nevojshme se tani, pasi që, sipas tij, Qeveria “Haradinaj” nuk po e qanë kokën fare për problemet e përditshme të qytetarëve.

Image
Bajram Gecaj

“Zgjedhjet e parakohshme kurrë nuk kanë qenë më të nevojshme se tani në Kosovë. Kemi një qeveri të pakicës, totalisht të papërgjegjshme, e cila pos interesave individuale e klanore, nuk qanë kokën fare për problemet e përditshme të qytetarëve të Kosovës”, shprehet Gecaj.

Tutje, Gecaj thotë se kjo qeveri nuk e ka energjinë, moralin, kapacitetin, por as vullnetin të shtyje para asnjë agjendë me interes të përgjithshëm, prandaj, ai thotë se sa më parë që të shkojë aq më mirë.

Në fund, ai thotë se qeveria aktuale nëse largohet tani kanë gjasa që mund t’i ikin burgut.

“Është një qeveri që nuk e ka guximin as të merret, e lerë më të zgjidhe problemet “e mëdha”, në emër të së cilave erdhi në pushtet. Kjo qeveri nuk e energjinë, moralin, kapacitetin, por as vullnetin të shtyje para asnjë agjendë me interes të përgjithshëm, prandaj sa më parë që të shkojë, aq më mirë për ne, por edhe për ta. Mirë për ne se heqim qafe keqbërësit, e mirë për ta se ndoshta kanë gjasa që ende të mund t’i ikin burgut”, përfundoi zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat