“Thaçi lider në mes komunizmit dhe feudalizmit politik” - Bota Sot
“Thaçi lider në mes komunizmit dhe feudalizmit politik”

Politika

E premte, 16 nëntor 2018

“Thaçi lider në mes komunizmit dhe feudalizmit politik”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 15 gusht 2018 Në ora: 15:37
Hashim Thaçi

Çështja e kufijve tashmë ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare, duke u kundërshtuar ndonjë ndarje të mundshme të Kosovës apo ndërrim të territoreve.

Analistët politikë çështjen e kufijve e quajnë një lojë të Thaçit që vjen si pasojë e dëshirës për të tërhequr vëmendje.

Blerim Burjani analist politik, e quan Thaçin lider i cili ndodhet në mes të komunizmit dhe feudalizmit politik, kësisoj sipas tij, ai ka një mendje vetanake.

 “Debatet konfuze madje dhe disa kërkesa të çuditshme të Thaçit për Luginën kanë bërë që në Kosovë të krijohet një konfuzitet e që realisht duhet në fund të jetë si zakonisht një lojë e Thaçit.  Lënia në gjysmë e fjalëve, mos dija që të sqarohet deri në fund çka dëshiron të thotë, ka bërë që të krijohet një kaos politikë në shteg. Thaçi është një lider në mes komunizmit dhe feudalizmit politik, mendje me teke apo vetanake është një nga karakteristikat e tij politike edhe pse në rol tjetër tani më si President nuk di tjetër sesi të tërheq vëmendje, prandaj befason me ndonjë cirk siç është ky që merren mediat gati tri javë”, thotë Burjani.

Image
Blerim Burjani

Burjani thotë se nuk do të ketë shkëmbim apo copëtim, gjersa propozimin e Thaçit e konsideron si kulmi i dramës.

“Nuk ka shkëmbim, nuk ka copëtim, nuk ka asgjë, askush në Evropë as nuk do të dëgjojë më temën e kufijve, nuk ka gjasa elementare me ia pa sherrin një vendi të vogël e të trazojë hartën multietnike. Propozimi i Thaçit ishte kulmi i dramës dhe hajgares që Kosovën e bënë një shtet jo serioz duke thënë se kur të do dhe kush të dëshiron mund të flasë për kufijtë e Kosovës. Kjo është absurde, e palejueshme”, pohon Burjani.

Përkundër që vendet ndërkombëtare janë shprehur kundër idesë për ndryshim të kufijve, Burjani thotë se askujt në Evropë apo në SHBA nuk i intereson për çështjen e kufijve.

“Jo Gjermania, por askujt në Evropë e SHBA, nuk i ka interesuar dhe nuk ka dashur të interesohet për çështjen e kufijve, e gjitha kjo lojë është duke u bërë për AKS, për asociacionin që mund të ketë kompenteca tjera, madje ekzekutive prandaj e kërkon këtë anarki Thaçi”, thekson Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test