Haziri: Thaçi po shantazhohet nga Serbia me dosje të Speciales

Politika

Haziri: Thaçi po shantazhohet nga Serbia me dosje të Speciales

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 gusht 2018 Në ora: 21:21
Hashim Thaçi, foto ilustrim: Bota sot

Deklarata e Angela Merkel se nuk ka ndërrim të kufijve në Ballkan, është një mesazh i fuqishëm se fuqitë e mëdha nuk do të lejojnë shkëmbim territoresh edhe nëse politikanë shqiptarë të Kosovës dhe ata të Serbisë do të tentonin të futeshin në aventura të tilla.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ende nuk është bindur me deklaratat e shteteve më të fuqishme të botës, se në Ballkan nuk do të ketë ndryshim kufijsh.

Haziri: Thaçi po shantazhohet

Image
Nexhat Haziri

Opinionsti Nexhat Haziri, ka thënë për “ Bota sot”  se, këmbëngulja e presidentit Thaçi për ndërrim kufijsh si një opsion për zgjedhjen e përfundimtare të çështjeve të hapura në mes Kosovës dhe Serbisë, përkundër deklarimit kundër të shteteve mike për këtë opsion, i shërben vetëm Serbisë dhe Rusisë.

“Përkushtimi i Thaçit për këtë opsion mund të jetë edhe si rezultat i një marrëveshje me Vuçiqin, që Serbia ti tërheq dosjet nga Gjykata Speciale që kanë të bëjnë me Hashim Thaçin, por edhe dosjet e tjera që kanë të bëjnë me regëtinë e paligjshme që njerëzit më të afërt të Thaçit kanë bërë me grupet kriminale në veri të Kosovës. Pra, përmes këtyre dosjeve Serbia po e shantazhon Thaçin, i cili tashmë ka dalë hapur si mbështetës i planeve të Beogradit dhe Moskës për ta rikthyer edhe një herë Ballkanin në jo stabilitet politik dhe në një arenë konfliktesh ku përfitues i vetëm dhe më i madh do të jetë Rusia”, ka thënë opinionisti Haziri.

Krasniqi: Qëllimi i tyre është që të fitojnë një Asociacion me kompetenca ekzekutive

Image
Faik Krasniqi

Ndërsa, politologu Faik Krasniqi, ka pohuar se, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq janë duke bërë një lojë për konsum të brendshëm politik, edhe pse për shkëmbim territoresh edhe pse Thaçin dhe Vuçiqin nuk i pyet askush.

Ai ka thënë se deklarata e Angela Merkel, është një mesazh i fuqishëm që fuqitë e mëdha nuk do të lejojnë shkëmbim territoresh, edhe nëse politikanë shqiptarë të Kosovës dhe ata të Serbisë do të tentonin të futeshin në aventura të tilla, pasi në këtë mënyrë do të hapej Kutia e Pandorës për devijime demografike në gjithë globin.

“Hashim Thaçi ka kohë që e ka humbur busullën, edhe në raport me ndërkombëtarët. Por, as Serbia nuk e ka për qëllim shkëmbimin e territorit me Kosovën. Qëllimi i tyre është që të fitojnë një Asociacion me kompetenca ekzekutive, në mënyrë që pas 20 viteve me një referendum pjesa veriore e Kosovës t'i bashkëngjitet Serbisë. Kështu që, Kosova me këtë klasë politike dhe president idiot, rrezikon që me krijimin e këtij Asociacioni, në të ardhmen ta humbas edhe Veriun e Kosovës, por s'do të mund ta rikthejmë as Kosovën Lindore, e cila deri më 1956 ka qenë pjesë e Kosovës”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

Haziri: Presidenti të mos luaj me ndjenjat e qytetarëve

Image
Ismet Haziri

Njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri ka thënë se, për kufijtë në mes të dy shteteve, respektivisht për korrigjimin e tyre, është një normë kruciale që duhet plotësuar sipas marrëveshjeve dhe të drejtave ndërkombëtare.

Sipas tij, në këtë rast kemi të bëjmë, me njohjen reciproke, normalizim të marrëdhënieve, që nuk ekzistojnë në mesë të Kosovës e Serbisë, por edhe më e veçantë është se Serbia akoma e ka Kosovën brenda preambulës Kushtetuese, pra që e vështirëson edhe më shumë situatën për një veprim pretendues të Presidentit Thaçi.

“Konsiderojë se liderët e shtetit, përfaqësues institucional të shtetit të Kosovës, para se të shprehin respekt për liderët e fuqishëm aleat, kanë obligim ligjor e kushtetues që të shprehin respekt për popullin, e ne veçanti duhet respektuar jetën e gjakun e bijave dhe bijve që më shumë se një shekull u sakrifikuan brez pas brezi. Ne ketë kontest duhet edhe Presidenti i Kosovës që të jetë në nivelin e duhur, e të mos luaj me ndjenjat e qytetarëve e të familjarëve që ju mungojnë më të dashurit e tyre për një Kosovë me tërsinë territoriale. Konsideroj se qytetaret kanë vuajtur mjaft, akoma janë duke vuajtur në forma të ndryshme, por e meritojnë një jetë të dinjitetshme, krenare, pa ankthe, pa mashtrim e tradhti, sepse Atdheu dhe Kosova janë mbi çfarëdo interesi klanor e personal”, ka thënë Haziri.

Show medial i Presidentit

Kurse, sa i përket Kancelares-Mergel, Haziri ka thënë se, Merkel, Gjermania si dhe shtetet tjera te fuqishme, janë aleate që janë bashkudhëtare te realitetit te Kosovës së re e të sotme.

“Kur shohin se ka devijime, atëherë nuk tregojnë atë demokracinë e proklamuar ngase paralel karotës e mbajnë edhe shkopin magjik, me fuqinë që të ia tregojë vendin secilit lider që devijon nga projektet gjeo-strategjike e të interesave dominoate që shtrihen ne Ballkanin perëndimor dhe normalisht edhe në Kosovë. Pra, Presidenti-Thaçi këtyre ditëve ma shumë ka bërë shoë medial me konferenca shtypi duke shfrytëzuar një farë supermacie në politikën e Kosovës, pasi akoma nuk ka lider të konsoliduar nga subjektet tjera”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se, shoqëria civile është plotësisht e kontrolluar pa asnjë ndikim evident si dhe një Akademi që në vazhdimësi po u shërben politikave ditore.

“Nëse dikush ka halucinacione, dhe dëshiron t`i realizojë mungesa e konsistencës që i ceka më lartë, prapë po potencojë se SHBA, Anglia dhe Gjermani nuk do të lejojnë gabime te këtilla që dikush i ka halucinacione, ngase do hapet kutia e padorës për Ballkanin Perëndimorë duke përfshirë (Srpska Republikën, Vojvodinën,Sanxhakun,Iliriken,Camerien) e vargu i problemeve e konflikteve varet a ndalet a nuk ndalet pa një luftë të përmasave ta pa parashikuar. Prandaj ne me këtë pavarësi që është shpallur bashkë me partneret miq të Kosovës, kemi bërë shumë kompromise, por në thelb është ruajtur një tërësi unike e Kosovës, edhe duhet ruajtur bashkë me Ujmanin,e me veriun me çfarëdo çmimi”, ka thënë opinionisti  Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat