A ka gisht në listat e fryera edhe Gjenerali Rama?

Politika

A ka gisht në listat e fryera edhe Gjenerali Rama?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 gusht 2018 Në ora: 20:06
Rrahman Rama

Pas publikimit në media të një audio-incizim në të cilin dëgjohet Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama duke thënë se po t'i kishte Kosova 60 mijë veteranë s’do të kishim nevojë për NATO-n.

Lidhur më këtë çështje, analisti politik, Islam Krasniqi ka deklaruar se listat e veteranëve janë fryrë me persona të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në kohën e luftës ën Kosovë.

Image
Islam Krasniqi

“Është shumë e vërtet së janë fryrë Listat e veteranëve, duke i mbushur  më individ të cilët s`kanë shkelur në territorin e Republikës së Kosovës asnjë herë gjatë luftës, mirëpo përgjegjësin le ta marrin ata që i pranuan. Rritjen e numrit  të veteranëve nuk duhet ta gjykojmë vetëm në atë aspektin negative së të gjithë kanë dhënë kontribut në forma të ndryshme, nëse ju ofrohet artistëve (këngëtarëve) statusi i veteranit sepse ka kënduar një këngë për Kosovën gjatë kohës së Luftës, siç ju kanë ofruar shumë këngëtareve brenda dhe  jashtë, pse të mos pajisen më një kartel edhe ata që kanë hapur apo kanë ruajtur në istikame, tek e fundit nëse shteti nuk dëshiron të ju dha nga një pagë, lë të ju krijojë nga një vend pune”, ka thënë ai për “Bota sot” .

Për më tepër, ai ka shtuar se nëse vendi do t`i kishte pasur këta veteranë të cilët gjenden në listë, vendi nuk do të kishte pasur nevojë t`i kërkojë ndihëm NATO-së.

“Ne kemi komandantë që e kanë parë luftën vetëm nga hotelet më luksoze të asaj kohë dhe thirren (shkruhet për ta) sot së kanë bërë nam të madh, e pse të mos e fitoj edhe një qytetar që ka kontribuar më shumë së ta. Gjenerali ka folur për këtë temë, por ai ka më shumë përgjegjësi së në për këto lista së ato lista janë fryrë nga “ai” apo shokët e tij të luftës, idealit nga shokët e shpirtit qysh thirren kur i zë alkooli, e kur është fjala për ndihmën e miqve tanë po edhe 60 mijë t`i kishim nuk do të mund ta realizonim qëllimin shekullor. Pa na zgjatur dorën pak edhe ata “NATO”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat