“Shpërthen” Tomë Gashi: Mjaft është mjaft, jep lajmin e rëndësishëm për prokurorin Elez Blakaj

Politika

“Shpërthen” Tomë Gashi: Mjaft është mjaft, jep lajmin e rëndësishëm për prokurorin Elez Blakaj

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 20 gusht 2018 Në ora: 14:12
Tomë Gashi

Avokati dhe njohësi i çështjeve juridike, Tomë Gashi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka bërë të ditur se dorëheqja e Prokurorit Blakaj është dëshmi se në vend edhe me tutje veprojnë grupe të organizuara kriminale që për shkak të përvetësimeve financiare janë në gjendje të bëjnë gjithçka.

“Dorëheqja e Prokurorit Elez Blakaj është dëshmi se kemi ende grupe të organizuara kriminale që për shkak të përvetësimeve financiare janë në gjendje të bëjnë çdo gjë sado të jenë ato të mëdha apo të vogla. Ata arrijnë deri në atë pikë të paskrupullt sa që jo vetëm që  lejojnë, por edhe shpikin rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm-mashtrues, vetëm e vetëm që të mbesin në pushtet sepse pushtetin këta e konsiderojnë si oksigjen. Pa të, nuk munden dhe pa pushtet të vjedhur edhe me vota të këtyre veteranëve të rrejshëm ata sillen si mbretër në Kosovën e pasluftës”, ka thënë avokati Gashi.

Sipas tij, duke parë reagimin e Ambasadës amerikane në rastin e Prokurorit Blakaj dhe duke e ditur se ai tani gjendet në SHBA, Gashi shton se është i sigurt se ai një ditë do të kthehet në Kosovë për të marrë punë të rëndësishme.

“Prokurori Blakaj bëri një të mirë që e bëri publike arsyen e dorëheqjes , apo thënë më saktë u kuptua pse iku ai nga sistemi i drejtësisë dhe me këtë i dha një goditje të fortë nga largësia këtyre grupeve kriminale që thirren në emër të UÇK-së. Duke parë reagimin e Ambasadës amerikane në rastin e Prokurorit Blakaj dhe duke e ditur se ai tani gjendet në ShBA, unë jam i sigurt se ai një ditë do të kthehet në Kosovë për të marrë punë të rëndësishme dhe kjo thuaja se është e paralajmëruar”, u shpreh ai.

Krejt në fund, avokati i njohur thekson se kjo dorëheqje nuk e bënë Kosovën me keq, pasi siç thotë Gashi, ky rast mund të ndikojë pozitivisht me rastin e zgjedhjeve të ardhshme.

“Por, ky rast nuk e bënë Kosovën me keq se siç ka qenë, ndoshta bile do të ndikoj pozitivisht që masat e popullit të kërkojnë ndryshime dhe kjo duhet të bëhet me rastin e zgjedhjeve të ardhshme që të votohen njerëz të rinj me ide perëndimore, me ato ide ku është tani zoti Blakaj me ide të Amerikës dhe me përfundimin e turpshëm të një gjenerate politikanesh të cilët thuaja se kanë okupuar çdo gjë në Kosovën e pasluftës, mjaft është mjaft”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”, avokati dhe njohësi i çështjeve juridike, Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat