Ekskluzive: Qeveria britanike deklarohet për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, ja paralajmërimi për Thaçin

Politika

Ekskluzive: Qeveria britanike deklarohet për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, ja paralajmërimi për Thaçin

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 20 gusht 2018 Në ora: 14:43
Londër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon të mos zmbrapset nga iniciativa e nisur për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Fakti që po kritikohet ashpër nga pozita, opozita, diplomatët ndërkombëtarë e njohësit e çështjeve të Ballkanit nuk po e pengojnë presidentin Thaçi të mos zmbrapset nga iniciativa e nisur fillimisht për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Për mos korrigjim të kufijve ishte deklaruar edhe qeveria gjermane, ku për gazetën “Bota sot”, kishin deklaruar se shprehen të shqetësuar me gjendjen aktuale në Kosovë.

E në të njëjtën linjë po del të jetë edhe një shtet mik i Kosovës, Britania e Madhe.

Gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar me qeverinë britanike, ku në një përgjigje ekskluzive për “Bota sot”, ata janë deklaruar se thirrjet për ri-vizatim të kufijve në mes dy shteteve mund të çojnë në destabilizim.

Gjithashtu qeveria britanike, ka bërë të ditur se vazhdojnë të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE me qëllim të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që përfitojnë të dy vendet.

"Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe rajonit më të gjerë. Britania e Madhe beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së shteteve sovrane brenda kufijve të tyre aktual. Ne besojmë se thirrjet per ri-vizatim te kufijtë mund të qojnë në destabilizim. Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE me qëllim të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që përfiton të dy vendet", thuhet në përgjigjen ekskluzive nga Qeveria britanike për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat