“Lumezi i emëruar nga mafia politike, nuk i bëhet vonë për shoqërinë civile”

Politika

“Lumezi i emëruar nga mafia politike, nuk i bëhet vonë për shoqërinë civile”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 gusht 2018 Në ora: 21:17
Aleksandër Lumezi

Shoqëria civile sot mbajti protestë për të kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, i cili kishte ndikim në dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj.

Lumezi para protestës së sotme të shoqërisë civile, doli në konferencë për media duke thënë se nuk i nënshtrohet aspak shoqërisë civile (popullit).

Lidhur me këto deklarata të tij, ka folur për “Bota sot” njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi i cili tha se një kryeprokuror si Lumezi i emëruar nga klanet mafioze të politikës, nuk i bëhet vonë nëse shoqëria civile ia kërkon dorëheqjen.

Image
Faik Krasniqi

“Një kryeprokurori si Aleksandër Lumezi i emëruar nga klanet mafioze të politikës, nuk i bëhet vonë edhe nëse dorëheqjen ja kërkon shoqëria civile, sepse shoqëria civile është populli”, tha ai.

Krasniqi mendon se protestat gjithëpopullore do të ishin një formë më e mirë për shkarkimin e Lumezit, ndërsa thekson se në shkarkimin e tij mund të luajnë rol edhe ndërkombëtarët nëse duan.

“Kryeprokurori Lumezi mund të shkarkohet vetëm nëse do kemi protesta gjithëpopullore, dhe besoj që këto protesta do ta detyronin që të jepte dorëheqje. Në shkarkimin e tij mund të luajnë rol edhe ndërkombëtarët nëse duan, por jo të emërojnë ndonjë kryeprokuror tjetër që i bindet prapë urdhrave të mafio-politikës”, i tha Krasniqi gazetës “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat