Vizat, thëllimi i krizës?

Politika

Vizat, thëllimi i krizës?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 gusht 2018 Në ora: 11:02
Ilustrim

Analisti politik, Skënder Zogaj ka  thënë se liberalizimi i vizave nuk është  problemi kryesor.      

Image
Skënder Zogaj

“Liberalizimi i vizave pavarësisht që është dëshira preokupuese e shumicës së kosovarëve, nuk është problemi kryesor, madje as i dorës së dytë, nëse jemi të vetëdijshëm se jemi në çaste tronditëse kur po dridhen themelet ekzistenciale të shtetit dhe të fatit historik të popullit të stërvuajtur shqiptar të Kosovës! “, ka thënë ai për “Bota sot”

Për më tepër, ai ka shtuar se pa mposhtur krimin e organizuar dhe korrupsionin, vizat janë thellim i krizës.

“Prandaj, kam frikën se vizat do t’i harrojmë nëse nuk ndodh kthesa e madhe e kapërcimit të krizës politike, mposhtja e krimit të organizuar e të korrupsionit dhe funksionimi i shtetit ligjor, pa të cilat vizat nuk na duhen gjë sepse janë thellim i krizës! Deklaratat se sivjet do të kemi liberalizimin e vizave, janë fontanë e dëshirave, sepse unë mendoj se, nëse kjo arrihet në fundviti 2019 do të ishte sukses i madh!”, ka përfunduar ai për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat