Ku po i dhemb Ramushit?

Politika

Ku po i dhemb Ramushit?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 gusht 2018 Në ora: 06:20
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, çdo ditë e më shumë po e dëshmon që ajo pozitë publike të  cilën e posedon, nuk është për të, madje as afër saj. Me arrogancën e tij dhe fyerjet e vazhdueshme që i bën drejtuar personave të tjerë, duke iu dukur vetja si një diktator në stilin e Enver Hoxhës, ai po e shfaqë joprofesionalizimin e tij në “sportin” politik.

Haradinaj pa asnjë hezitim e turp ofendoi rëndë prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj, duke e quajtur hajn i pulave dhe njeri që ka ikur në Bllacë gjatë kohës së luftës. Me këtë fyerjen e fundit, u fyen edhe mijëra qytetarë të tjerë të Kosovës të cilët gjatë kohës së luftës u strehuan atje. Në mendjen e Ramush Haradinajt me të vërtetë ekziston vetëm lufta dhe asgjë tjetër nga Bota reale, dhe atë e sheh si një ndodhi me të cilën duhet të klasifikohen populli shqiptarë. Ndoshta, në bazë të deklaratave të tij (Haradinajt), asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të mund të jetonte këtu nëse nuk ka qenë në luftë.

Ta kemi parasysh se Ramush Haradinaj, kur ishte deputet i opozitës pothuajse me të njëjtat fjalë prej rrugaçi e pati sulmuar edhe Murat Mehen, atëherë kryetar i komisionit shtetëror për caktimin e kufirit shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Haradinaj gjithashtu ia kishte përplasur në fytyrë hartat Murat Mehes. Po i njëjti person, pra Ramush Haradinaj, kur i ul më karrigen e kryeministrit e pranoi dhe e firmosi vetë po atë projekt të demarkimit që e kishte bërë Murat Meha me ekipin e tij!?

Në anën tjetër, si lloj reagimesh kur e ka detyrë për të folur rreth një çështje që e preokupon Kosovën, ai si kryeministër i paditur, përdorë ofendimet si armë kryesore e tij në vend të gjuhës diplomatike dhe intelektuale që i ka hije një kryeministri. Kjo mund të jetë edhe arsyeja që ai nuk takohet me homologë të tij evropian, apo edhe pse nuk shkon në bisedime në Bruksel, pasi Haradinajt i mungon eleganca intelektuale e një politikani. Në takim me ta nëse ndodh ndonjëherë, Haradinaj nga mos kontrolli i emocioneve të tij, mund t’i ofendoi ata bukfalisht në gjuhën e tyre.

Z. kryeministër, Elez Blakaj ishte njëri ndër personat e paktë që u  mundua ta luftojë të keqen dhe t’i hetojë ato lista të stërmbushura të veteranëve, të cilët po janë shkas që ish ushtarët e vërtetë të UÇK-së, të ndihen të turpëruar duke ua humbur edhe krenarinë. Ti më së paku mund ta quash atë hajn i pulave e ofendime të tjera, pasi jeni pikërisht ju që falet 8000 hektarë tokë të Kosovës duke e thyer premtimit tënd për të cilin ishe shumë i zhurmshëm, jeni ju që me qeverisjen tuaj bllokuat të gjithë punën e Kuvendit, respektivisht miratimeve të ligjeve për të mirën e qytetarit, jeni ju që brenda partisë suaj keni njerëz që i është ngritur aktakuzë nga prokurori Blakaj, jeni ju që si shef i qeverisë u detyruat t’i jepni 53 milionë euro “Bechtel Enkas”, jeni ju që po e shkatërroni Kosovën.

Ky shpërthim i Ramush Haradinajt ndaj Elez Blakajt, mund të ngjallë dyshime se Haradinaj mund të ketë gisht në punën e veteranëve, pasi logjikisht, ai si kryeministër do të duhej ta shkarkonte kryeprokurorin Lumezi dhe ta kthente në detyrë një prokuror si Blakaj. Në zonën operative të Dukagjinit ka më së shumti veteranë në lista.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat