Dalin arsyet, pse Ramush Haradinaj po e sulmon dhe akuzon Albin Kurtin?

Politika

Dalin arsyet, pse Ramush Haradinaj po e sulmon dhe akuzon Albin Kurtin?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 24 gusht 2018 Në ora: 08:36
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

“Do që po e mbrojnë ligjin si rasti i Albinit i cili se ka hup asnjë shancë për me e ofendu rendin dhe ligjin, ai nuk ka respektu gjykatë e lemo prokurorë dhe tash po e mbron një prokuror i cili i ka dhonë një goditje sistemit të cilin Albini po e mbron e të cilin e ka refuzu. Sa a është hajn Albini, ai është hajn, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtru njerzt e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot sjon me to. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën , mund të kenë edhe agjenda tjera”. Kjo ka qenë deklarata me plot sulme e kryeministrit, Ramsuh Haradinaj ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sulmet e Haradinajt ndaj Kurtit kanë nxitur shumë reagime në Kosovë.

Analisti politik, Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se me sulmet ndaj Kurtit, Haradinaj po mbron Thaçin e Veselin.

Image
Haki Abazi

“Është shumë brengosëse, mos me thënë trishtuese ajo çfarë ka deklaruar Kryeministri Haradinaj. Ne fakt kjo është një seri deklaratash naive dhe me qellim të keq. Ai është duke u përzier në sistemin e drejtësisë që në fakt tregon qartazi ku është problemi deri tani. Ai po mbron Thaçin dhe Veselin. Akuzat e tuaja kundër Abinit tregojnë pikërisht se çka i ka ndodhur drejtësisë kur asaj i prijnë njerëzit politikë të padijshëm. Edhe sikur të jenë të dijshëm politikanët në shtyllën ekzekutivit e kanë të ndaluar rreptësishtë të flasin për drejtësinë dhe proceset gjyqësore”, ka thënë Abazi për “Bota sot”.

Më tej, Abazi thotë se akuzat e kryeministrit janë të turpshme dhe të  pavërteta.

“Fyerjet dhe Akuzat ndaj Albinit janë të pabaza por nëse po mendon që të fitojë publicitet apo të fitojë vota atëherë e ka shumë gabim sepse njerëzit janë të irrituar nga këto qëndrime pa bazë.  Propaganda e Thaçit se LVV është antievropiane dhe antiamerikane kanë rënë të gjitha në ujë, akuzat që Albini është hajn janë sa të turpshme aq edhe të pavërteta. Një moment të caktuar Hardinaj pa vetëdije tregon se ai dhe ata individ që janë larguar nga VV kanë qenë të sinkronizuar për të dëmtuar VV-në dhe mundësinë që të ketë një koalicion të madh kundër krimit dhe korrupsionit”, thekson Abazi.

“Është e qartë që AAK-PDK dhe PSD janë një grusht njerëz që kanë për qellim të mbajnë pushtetin pa ligj dhe pa kushtetutë. Mendoj që qytetarët e kanë parë këtë gjë dhe më nuk do të pranojnë që të lejojnë që këto forma të fyerjes dhe këto figura që e kane sjellë Kosovën në këtë situatë të kenë mundësinë që nga pozitat udhëheqëse të shfryjnë urrejtje dhe të dëmtojnë edhe me tutje të ardhmen e vendit”, ka përfunduar për “Bota sot”, analisti politik, Haki Abazi.

Image
Drita Millaku

Ndërkohë, deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku në faqen e saj në facebook, ka shkruar se Haradinaj udhëheq partinë e haraçit, është vegël e kriminelëve Thaçi dhe Veseli.

“RAMBO njeri pa fytyrë e pa karakter, njeri që udhëheq partinë e haraqit e për pushtet bëhet vegel e kriminelëve si: Thaqi e Veseli. Kjo ndodh kur një grup krimineleve bëhen bashkë e shkatërrojnë të ardhmen e popullit”, ka shkruar Millaku.

Ndërsa, pas skandalit me prokurorin Elez Blakaj, Kurti kishte kërkuar dorëheqjen e Haradinaj.

“Ai do duhej të kishte ndjeshmëri të thellë dhe përgjegjësi të lartë e t’u japë rëndësi të gjitha viktimave të luftës – qofshin ato civile apo jo. Mirëpo ky Kryeministër bëri të kundërtën duke ofenduar dhe poshtëruar viktimat civile të deportimit. Kjo është e papranueshme. Dhe, Kryeministri na e sulmoi argumentin kryesor të popullit dhe shtetit tonë karshi Serbisë. Është detyrë qytetare dhe obligim politik të kërkohet dorëheqja e Ramush Haradinajt. Është e drejtë institucionale dhe nevojë shtetërore të shkarkohet ai. Një Kryeministër i këtillë sikurse edhe një Kryeprokuror i atillë nuk i bëjnë nder vendit tonë dhe i bëjnë dëm shtetit tonë”, kishte shkruar Kurti në faqen e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat