Merr fund aventura e Haradinajt si kryeministër, Vetëvendosja do të reagojë në këtë mënyrë pas ofendimeve ndaj Kurtit

Politika

Merr fund aventura e Haradinajt si kryeministër, Vetëvendosja do të reagojë në këtë mënyrë pas ofendimeve ndaj Kurtit

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 gusht 2018 Në ora: 17:33
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka futur edhe Albin Kurtin nën petkun e shfrenimeve ofenduese të tij, duke e quajtur hajn. Më herët, Haradinaj ofendoi në këtë mënyrë prokurorin e dorëhequr nga kërcënimet, Elez Blakajn.

Mirëpo në ofendimet e tij ndaj të parit të Vetëvendosjes, siç duket nuk do të shpëtojë lehtë.

Nga Vetëvendosja për “Bota sot”, ka folur deputetja Drita Millaku, i cila thotë se veprimi i Haradinajn ishte aq i ulët dhe i mjerë, sa e ka deshifruar se ani nuk jeton në realitetin tonë. Ajo shton se dorëheqja e Haradinajt do të ishte nderë për Kosovën.

Image
Drita Millaku

“Kryeministri Haradinaj ia ka huqur si jo pak herë, por sulmi i tij ndaj Albin Kurtit ishte aq i ulët dhe i mjerë, sa e ka deshifruar se ai nuk jeton në realitetin tonë. Ramush Haradinaj është shkëputur prej realitetit prej se është futur në qeveri, por sjelljet e tij kohëve dhe ditëve të fundit japin sinjale se ai nuk po mundet ta menaxhojë situatën e krijuar, prandaj është momenti i duhur që ai të shkoje sepse do t’i bënte nderë dhe shërbim vendit e po ashtu edhe vetvetes. Ramush Haradinaj me këtë sulm që i bëri Albin Kurtit, nuk e merr askush seriozisht. Ta quash Albin Kurtin hajn është budallaki politike. Si duket Ramushi e ka kuptuar se i ka ditët e numëruara, andaj edhe veprimet e tij janë adoleshente”, thotë Millaku.

Ajo thekson se në shtator do të ketë një kundërshtim të madh nga ana e Vetëvendosjes kundër Haradinajt, e tregon se mënyrat e rrëzimit të tij do të jenë përmes mocionit ose protestave.

“Ramushit i ka humb rruga në oborr. Një fjalë popullore thotë "me kënd të rrish ashtu bëhesh", dhe po shkon i sigurt hapave të Thaçit dhe Veselit. Që nga shtatori gjërat do të ndryshojnë dhe Ramushi e dinë këtë shume mirë, jemi në diskutime dhe përgatitje për një kundërshtim të fort të kësaj nomenklature mafioze. Unë personalisht jam idhtare e protestave megjithatë do te shihet shumë shpejt mënyra e kundërshtimit se a do të jetë me mocion apo protesta. Kjo është definitive”, ka treguar Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat