“Skandalet në vend mund të sjellin vonesa në liberalizmin e vizave”

Politika

“Skandalet në vend mund të sjellin vonesa në liberalizmin e vizave”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 24 gusht 2018 Në ora: 21:49
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani ka thënë se nuk ka gjasa që Kosova të merr liberalizimin e vizave në fillim të shtatorit.

Image
Blerim Burjani

Për më tepër, ai ka deklaruar se në vend po ndodhin skandale dhe mos luftimi i korrupsionit mund të sjellë ndonjë vonesë për vizat. “Se pari gjasat nuk janë  aq të favorshme të ndodhe në fillim shtatori por tek në fund të shtatorit e dyta, po ka skandale që po ndodhin sikur me dorëheqjen e prokurorit Blakaj, dhe mos luftimi i korrupsionit, mos ndalja e zhvatjes se buxhetit, këto gjera po brengosem se mund të sjellin ndonjë vonesë tjetër, nuk duhet më për të bërë kësi lloj gabimesh duke tentuar me çdo kusht me përfitu, nuk është çështje e tëra të përfitimi por të ofrimit të një jete dinjitoze të qytetarëve dhe për hir të rinisë së mrekullishme që ka Kosova, pra është e rrugës të mbledhin mend të gjithë se ardhmja ndërtohet bashkërisht e jo nga individ që kanë zaptuar pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat