Pse u tërbua Ramushi me prokurorin Elez Blakaj?

Politika

Pse u tërbua Ramushi me prokurorin Elez Blakaj?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 25 gusht 2018 Në ora: 07:51
Ramush Haradinaj

Banditët e kanë si rregull që kur duan të zgjerojnë aktivitetin në nivel vendi, së pari korruptojnë drejtësinë, mandej janë të lirë për të vepruar. Por më e rrezikshëm është kur banditët janë në krye të shteti, pasi pasojat janë më të mëdha. Në rastin tonë tragjedia duket edhe më e madhe, fillimisht u prezantuan si engjëj, çlirimtarë e pastaj  arritën të merrnin çdo gjë. Për më tepër nuk u ngopën asnjëherë. As pesimistët më të mëdhenj nuk do ta besonin se komandantë e luftës ishin të rrejshëm, njerëz të lig, mafiozë etj. Këta janë horra që edhe në varreza të dëshmorëve kanë vjedhur, kanë vrarë njerëz duke ngrën iftar vetëm se ishin kundërshtar politik. Janë përdhunues, mashtrues dhe faqja e zezë e vendit, Këta meritojnë të shpallën tradhtar të atdheut, këta duke filluar nga Hashimi, Kadriu, Ramushi, Xhavit Haliti, etj, janë përgjegjës për vrasje, përdhunime, kidnapime etj.

Mjerë toka që i mban këta maskarenj. Historia do i mallkoj, dhe ky është dënimi më i madh që mund të iu jep Kosova.  Hetimi nga ana e një prokurori për një çështje të caktuar është gjëja më normale në botë, por tek ne aq keq është gjendja sa një hetim normal kthehet në një çështje kaq të diskutueshme. Krejt kjo ka të bëj me kapjen e shtetit nga koalicioni qeverisës, krejtësisht antiqytetar. Edhe një fëmijë pesë vjeçar e di se listat e veteranëve janë të fryra, për më tepër të dëmshme për buxhetin e vendit, si rrjedhojë e dështimit të Kosovës. Demaskimi i fytyrës së vërtet të kryeministrit Haradinaj, pasqyron më së miri se kush janë në të vërtetë ata që janë shtirur si engjëj. Fatkeqësisht po vuajmë nga ata që s’duhet të ishin e keqja e vendit, por e kundërta.

Shfrenimi i Ramushit erdhi si reaksion i natyrshëm i njeriu që është në hall, dhe i cili nuk ka besuar se do të vjen një ditë kur dikush në këtë vend do të filloj të mendoj drejt dhe të gjykoj drejt. Presioni mbi një prokuror është edhe më e thellë se sa duket, si mesazh edhe për të tjerët se nëse nuk bëni si themi ne do ta pësoni njësoj, mos edhe më keq. Rrjeta e oligarkëve është shtrirë aq thellë në pushtet si lokal ashtu edhe qëndron sa vështirë ta besosh se pa një vendosmëri të të madh të shoqërisë dhe ndërkombëtarëve kjo mund të thyhet, prej nga do të merr fund kapja e shtetit. Derisa Thaçi bën propagandë për shkëmbim territori, për të tërhequr vëmendjen nga hajnitë, Ramushi si injorant politikë bie në këtë grackë, duke shpalosur hapur rolin e tij të vërtetë prej udhëheqësi të bandave kriminale.

Mjafton të shohësh pasurin e tyre për të kuptuar më së miri se përse frikësohen nga një prokuror i ndershëm. Të qenurit injorant në politikë nuk të bën të rrezikshëm për shoqërinë, por të qenurit bandit dhe kriminel kjo po. E fatkeqësisht tek Ramushi janë sintetizuar të dy këto gjëra. Andaj Kosova ndodhet në një moment kritik, nga e cila duhet të çlirohet një orë e më pare. Ndikim të madh mund dhe duhet të luaj edhe opozita, e cila fatkeqësisht nuk po arrin të unifikohet si një tabor i përbashkët për të larguat nga pushteti këtë koalicion qeverisës, si e keqja e madhe e vendit dhe shoqërisë. Nuk falet mungesa e reagimit të forte të opozitës, rolin e të cilës duhet ta luaj me force dhe vendosmëri. Shoqëria civile, opozita dhe qytetarët janë shpresa e vetme që mund t’i japin fund kësaj mazhorance aktuale, e cila po rrezikon seriozisht ekzistencën e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat