“Thaçi do të shfrytëzoj deklaratën e Bolton për ndarjen e Kosovës”

Politika

“Thaçi do të shfrytëzoj deklaratën e Bolton për ndarjen e Kosovës”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 25 gusht 2018 Në ora: 17:56
Nexhat Haziri

Analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se pas deklaratës së këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të shfrytëzojë deri në maksimum për ta shtyrë agjendën e tij për të ashtuquajturin korrigjim i kufijve.

Image
Nexhat Haziri

“Pas deklaratës së këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, se SHBA-at do të përkrahin çdo marrëveshje që arrijnë palët në dialogun Kosovë-Serbi, duke përfshirë edhe korrigjimin e kufijve, dhe këtë deklaratë nga ky zyrtar amerikan, presidenti Thaçi do ta shfrytëzon deri në maksimum për ta shtyrë agjendën e tij për të ashtuquajturin korrigjim i kufijve, që në fakt është ndarja e Kosovës, opsion ky nga i cili do të përfitoj jo vetëm Serbia, por edhe Rusia e cila si duket është edhe sponzoruesja e këtij opsioni”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se në forumin Europian Alpbach Thaçi do ta shfrytëzojë për të siguruar mbështetjen e disa vendeve të BE-së që po e kundërshtojnë opsionin e tij.

“Pra marrë parasysh këtë, presidenti Thaçi do ta shfrytëzoj edhe takimin e Vjenës, për të siguruar mbështetjen e disa vendeve të BE-së që po e kundërshtojnë opsionin e tij, Pra ky takim i cili po mbahet me temën perspektiva evropiane e Ballkanit perëndimor në të cilën po marrin pjesë si lider nga rajoni vetëm Thaçi dhe Vuçiq, do të jetë edhe një rast i mirë për promovimin e idesë Thaçi-Vuçiq, për ndryshim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që padyshim është në dëm të Kosovës”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, është e habitshme se si Kuvendi i Kosovës nuk ka ende një qëndrim dhe se presidenti i Kosovës do të duhet të ndalohet pasi që po e dëmton vendin.

“Është e habitshme për mua se si Kuvendi i Kosovës po vazhdon me “rrezitje” verore, në këtë kohë të zhvillimit të ngjarjeve më një dinamikë të shpejtë për Kosovën dhe rreth saj, dhe institucioni më i lartë ligjvënës në vend, akoma nuk ka një qëndrim. Po ashtu edhe qytetarët e Kosovës nuk duhet të qëndrojnë indiferentë ndaj këtyre zhvillimeve që prekun të ardhmen e tyre si shoqëri e pavarur, e lirë dhe demokratike, duke u sjellur sikur asgjë nuk po ndodh. Detyrë e jonë imediate si shoqëri është se si të ndalet ky njeri (presidenti Thaçi) që me veprimet e tij antikushtetuese po e dëmton vendin dhe perspektivën e tij të funksionimit si shtet i mirëfilltë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat