Paralajmëron analisti politik: Serbia nuk futet në marrëveshje të tilla pa dalë fitimtare

Politika

Paralajmëron analisti politik: Serbia nuk futet në marrëveshje të tilla pa dalë fitimtare

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 26 gusht 2018 Në ora: 22:37
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka deklaruar se qëndrimi i fundit në Vjenë dëshmoi se Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi kanë të gatshëm planin për ta futur në kasaphane të re territorin e Kosovës.

Sipas Sherifit, Thaçi nuk tërhiqet nga kjo rrugë me shumë rreziqe për popullin e Kosovës dhe më gjerë.

E, lidhur me këtë çështje ka folur, njohësi i çështjeve politike në vend.

Faik Krasniqi në një prononcim për gazetën “Bota sot, ka bërë me dije se derisa kreu i vendit po punon në të ashtuquajturën korrigjim të kufijve dhe në gjetjen e mbështetjes ndërkombëtare për këtë çështje, disa pushtetarë dhe opozita vazhdojnë vetëm me deklarata për konsum politik.

Image
Faik Krasniqi

“Derisa Presidenti Thaçi po punon në të ashtuquajturën korrigjim të kufinjëve dhe në gjetjen e mbështetjes ndërkombëtare për këtë çështje, disa pushtetarë dhe opozita vazhdojnë vetëm me deklarata për konsum politik. Presidenti Thaçi nuk mund të bëj asgjë lidhur me këtë çështje, nëse nuk e ka përkrahjen e partive politike në Kuvend”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi thekson se nëse ndodh kjo marrëveshje e paralajmëruar mund të ketë pasoja në Rajon dhe në gjithë botën, që siç thotë ai, Kosova mund të humbas shumë territor nga ky lloj korrigjimi.

“Ekzistojnë edhe mekanizma të tjerë si Gjykata Kushtetuese që hedh poshtë çdo marrëveshje të tij që është antikushtetuese, por kjo Gjykatë ka të drejtë edhe ta shkarkojë nga posti i Presidentit, ashtu siç ka të drejtë dhe mundet edhe Kuvendi i Kosovës. Sidoqoftë, nëse ndodh kjo marrëveshje e paralajmëruar mund të ketë pasoja në Rajon dhe në gjithë botën, por Kosova mund të humbas shumë territor nga ky lloj korrigjimi, sepse Serbia nuk futet në marrëveshje të tilla pa dalë fitimtar”, kapërfunduar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat