Serbia publikon hartën, e merr gjysmën e Kosovës! Kurti e Ahmeti, lojtarë të fondacionit SOROS!

Politika

Serbia publikon hartën, e merr gjysmën e Kosovës! Kurti e Ahmeti, lojtarë të fondacionit SOROS!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 27 gusht 2018 Në ora: 13:50
Ilustrim

Një Televizion në Serbi ka prezantuar hartën e Serbisë së Madhe, ku shihen apetitet serbe se deri ku pretendon të shtrihet.

Kjo hartë e publikuar nga mediat serbe, territori i Kosovës do të rrudhet ndjeshëm.

Por, këto apetite të Serbisë, për ndarjen e Kosovës, apo më mirë të themi për marrjen e territorit të Kosovës, po i hedh “benzinë” në zjarr edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është pro ndarjes.

Ish-kandidati për president të Kosovës, Seremb Gjergji, thotë se, ndarja e Kosovës, më nuk është spekulim por çështje e kryer.

Image
Seremb Gjergji

“Deklarata e Kryeministrit Haradinaj që i thotë Presidentit Thaçi: "Mos llogarit në përkrahjen time si Ramush e as të AAK-së në projektin e ndryshimit të kufijve me Serbinë, e që më pas ka deklaruar po njëjtë edhe z. Limaj, aktualisht zv. Kryeministër. Kjo e bënë ndryshimin e kufijve, çështje të kryer. Nuk është më as spekulim e as sensacion medial. Pas publikimit të dokumentit "Ëest Side Story", ku ndarja është e qartë, Kosovës i hiqet 50% e territorit. E gjithë Fusha e Kosovës kalon nën Serbi - jo vetëm Trepça, Ujmani, dhe Hidrocentrali i Ujmanit”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, edhe deklarimet botërore janë bërë shumë serioze.

“Përderisa Merkel dhe BE është decidivisht kundër ndryshimit të kufijve, Rusia është përkrahësi më i madh. Ndërsa, zyra e Presidentit Trump tha se nëse dy palët janë dakord, ne nuk mund të ndërhyjmë. Por, mund të ndihmojmë procesin nga afër apo nga larg. Por vetëm nëse dakordohen dy palët. Pyetja ime për liderët tanë është: Kush nga ju donë të jetë tradhtar i kombit shqiptar? - Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, apo Kryeparlamentari Veseli? Tash mbetet të shihet se si do të veprojmë”, potencon Gjergji.

Ai thotë se, i gjithë projekti ka filluar vitin e kaluar në dokumentin e Fondacionit Soros me titull: "State building in Postindependence Kosovo".

“Kjo edhe është arsyeja pse Shpend Ahmeti kryetari i PSD-së dhe Albin Kurti kryetar i VV-së nuk kanë reaguar më asnjë fjalë për propozimin e menaxhimit të kufijve. Janë lojtar të Fondacionit. Përderisa interesat e gjëra brenda dhe jashtë vendit në bllokun e lindjes, janë favorit të ndarjes - dhe bashkimit me Shqipëri të Rrafshit të Dukagjinit, populli i Kosovës ende është i hutuar me termin "spekulim". Kur do ta thonë të vërtetën?”, thekson ai.

Gjergji tutje thotë se, kjo e vërtetë tashmë është në të gjitha mediat serbe - dhe këto media e pasqyrojnë çdo ditë këtë realitet të ri.

“Nuk kam dëshirë që bashkëluftëtarët e mi të gjallë dhe ata që e kanë dhënë jetën dhe janë heronjtë e sotëm të Kosovës, por veçmas të gjallët të pyesin a e kemi kapë pushkën për këtë realitet të ri apo për kufijtë aktual. Mbi të gjitha; çka do të thotë familja Jashari dhe familjet e dëshmorëve të tjerë të Kosovës?”, përfundon Seremb Gjergji.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë të kërkojnë mbështetje vendore e ndërkombëtare për shkëmbime territoriale.

Për dallim nga SHBA-të që duket se nuk do të pengojnë realizimin e këtij skenari, Kancelarja gjermane, Merkel ka dalë fuqishëm kundër kësaj ideje.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar luftë nëse preken kufijtë.

Ndërkaq Limaj e ka quajtur antikushtetuese idenë e Thaçit për shkëmbime territoresh.

E nga Lugina e Preshevës, tashmë kanë dalë liderët politik, pro idesë për ndërrime territoresh.

Image
Dokumenti për ndarjen e Kosovës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat