“Modeli i Thaçit për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës”

Politika

“Modeli i Thaçit për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 27 gusht 2018 Në ora: 15:34
Hashim Thaçi

Analisti politik, Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se një korrigjim i kufijve sipas modelit të tanishëm të Hashim Thaçit, është zhbërje e pavarësisë së Kosovës, ku sipas tij, nga kjo marrëveshje mund të ketë humbje të mëdha për Kosovën.

Image
Ali Hertica

“Korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e marrëveshjes finale në mes të dy shteteve, të radhës mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe serb Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet më 7 shtator të këtij viti. Një korrigjimi kufijve sipas modelit të tanishëm të Thaçit është realisht zhbërje e pavarësisë së Kosovës ku nga kjo marrëveshje mund të ketë humbje të mëdha për Kosovën dhe shtetin në tërsi, ku në çdo aspekt rezultonte që Kosova të humbë edhe veriun e Mitrovicës dhe të mos marrë asgjë në këtë shkëmbim nga ky plan ogurzi për shtetin dhe shoqërinë e Republikës se Kosovës”, ka thënë Hertica.

Më tej, ai ka thënë se shpëtimi i Kosovës është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku do ta kenë mundësinë ta ndalin presidentin Thaçi.

“Tani shpëtimin Kosova do ta kenë tek deputetet e Kuvendi ku do ta ndalin Presidentin e Kosovës, i cili është i paautorizuar për të udhëhequr dialogun me Serbinë, ku Presidenti decidivisht nga amullia e tij politike dhe historike për Serbinë hoqi të gjitha vijat e kuqe në tavolinën e dialogut me kontestuesit e shtetësisë sonë. Trepça dhe hidrocentrali i Ujmanit janë të një rëndësie strategjike e politikës së Serbisë së kamotshëm dhe tani një luftëtar t’i vë në tavolinë për shkëmbim, me këtë në Kosovë do ketë një kasaphane, sepse qytetari i cili çdo herë ishte dhe do mbetet stoik kur është kushtrimi i atdheut”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka theksuar se të gjitha këto skenare tingëllojnë si një tradhti kombëtare nga disa luftëtar dhe bashkëpunëtorë të ish-rrëgjimit totalitar milosheviçian.

“Të gjitha këto skenare politike të pakoncept dhe palogjikë po tingëllojnë si një tradhti kombëtare nga disa luftëtar të lirisë dhe bashkëpunëtorë të ish-rrëgjimit totalitar milosheviçian që po tenton ta shpërbejnë një shtet të krijuar me gjak”, ka përfunduar, Ali Hertica, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat