Përsëri flet Presidenti Thaçi: Ja çka thotë për ndarjen e Kosovës

Politika

Përsëri flet Presidenti Thaçi: Ja çka thotë për ndarjen e Kosovës

Nga: N. Sh Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:31
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruan në rrjetin social Facebook për idenë e ndarjes së Kosovës.

Ai thotë se është po bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si tërësi me Kosovës, duke shtuar se nuk ka ndarje e as shkëmbim territoresh, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Po bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë - Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news. HTH”, shkruan Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat