Paralajmëron analisti politik: Thaçi po e copëton Kosovën për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Politika

Paralajmëron analisti politik: Thaçi po e copëton Kosovën për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 28 gusht 2018 Në ora: 22:15
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faton Mehmeti, duke folur rreth idesë së presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vetëm një opozitë e bashkuar mund ta ndalë Hashim Thaçin.

“Vetëm një opozitë e bashkuar, rreth të cilës të tubohen OJQ-të, qytetarët dhe intelektualët e shpëtojnë Kosovën nga rreziku që po i kanoset. Opozita duhet të unifikohet rreth një platforme të shpëtimit kombëtar, përmes së cilës të paraqes hapet që do i ndërmerr për të parandaluar Thaçin, që duhet të rezultojë me shkarkimin e tij nga posti i presidentit”, ka thënë ai.

Ai potencon se opozita ndodhet në momentin e saj jetikë për të shpëtuar vendin, dhe për të treguar se janë me ndryshe.

Image
Faton Mehmeti

“Opozita ndodhet në momentin e saj jetikë për të shpëtuar vendin, dhe për të treguar se janë me ndryshe se Thaçi dhe koalicioni aktual qeverisës. Andaj,opozita me çdo kusht duhet të unifikohet, ndryshe Kosova po copëtohet si torte nga Thaçi për të shpëtuar vetën e tij nga Gjykata Speciale”, ka potencuar ai.

Me tej, ai ka thënë se duhet të shfrytëzohet edhe ndasia mes Thaçit e Haradinajt, që siç thotë Mehmeti, duke marrë deputetë nga koalicioni aktual për të kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit.

“Në këtë mes, opozita duhet të shfrytëzoj edhe ndasitë e Thaçit me Haradinajn, duke marrë deputetë nga këto parti në qeverisje për të kërkuar shkarkimin e presidentit aktual, i cili është shndërruar në fatkeqësi kombëtare. Me çdo kusht të ndalet Thaçi, vetëm kështu opozita mund të fitojë besimin e qytetarëve që nesër të udhëheq me vendin”, ka përfunduar analisti politik, Faton Mehmeti, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat