Ky është momenti i LDK-së

Politika

Ky është momenti i LDK-së

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 gusht 2018 Në ora: 20:17
Mbledhja e LDK-së

Tani është moment që opozita të luaj rolin e saj që i  takon.  Roli i opozitës nuk është vetëm të permisojë pozitën, por para se gjithash ta largoj atë nga pushteti. Në veçanti kur pozita shndërrohet në pengesë për vendin, roli i opozitës duhet të jetë më i rëndësishëm. Format dhe mënyrat e saja për të realizuar qëllimin e vet janë të ndryshme, por edhe të shumta. Tani, si asnjëherë më parë opozita në Kosovë duhet të veproj si një tabor i përbashkët për të mirën e vendit.

Derisa pozita  është shndërruar në kërcënim për vendin, i takon opozitës të mbroj atë. Në veçanti LDK-së, e cila si partia që ka mbartur mbi kurriz të saj një populli të tërë në ditë të vështira, i takon tani të merr përgjegjësitë e saja, të organizoj frontin e përbashkët të opozitës që të largoj nga pushteti të keqën e këtij koalicioni qeverisës. Tani është moment i opozitës përballë një presidenti të rrezikshëm për vendin, dhe një qeveri krejtësisht antiqytetare. Tani së fundi opozita ka kërkuar seance të jashtëzakonshme për zhvillimet e fundit rreth çështjes së kufijve.

Edhe pse është hap i duhur, por jo i mjaftueshme për ta larguar nga pushteti klanin “ Pronto”.Opozita nuk duhet të mbete peng i mungesës së numrave për ta shkarkuar nga pushteti qeverinë aktuale, por duhet të iniciojë forma të ndryshme, siç janë mobilizimi i qytetarëve dhe shoqërisë civile, pastaj protestat dhe format e tjera demokratike që do të ia bënin të pamundur qëndrimin në pushtet këtij koalicioni antiqytetar dhe të dëmshëm për vendin.

Bërja e një strategjigje të përbashkët të opozitës për të larguar qeverinë Haradinaj nga pushteti si dhe shkarkimin e Thaçit nga posti i presidentit janë parakusht që vendi të dal nga gjendja aktuale. Pastaj paraqitja e një strategjie se si vendi të del nga kriza e thellë ekonomike dhe politike, si dhe kërcënimi për ndryshim të kufijve, duhet të jenë bazament i unifikimit të opozitës.

Paraqitja e një plani zhvillimor për vendin për mandatin qeverisë të opozitës që do pasohej me shkarkimin e qeverisë aktuale, janë domosdoshmëri e kohës. Kësaj duhet t’i prij LDK, që ka numrin më të madh të deputetëve në opozitë, me marrjen e përgjegjësive për ta shpëtuar vendin nga agonia në të cilën ndodhët. Kosova dhe fati i saj nuk kanë qenë asnjëherë më në rrezik se tani, për tekat e një njeriu i cili fatin e tij personal e ka lidhur me fatin e Kosovës.

Këtë gjë nuk duhet ta lejoj LDK që të ndodhte, të cilës fati i ka rënë përsëri për të qenë në ballë të përpjekjeve të qytetarëve për ta shpëtuar vendin nga zhbërja, të cilën Hashimi po e përdor për të negociuar fatin e tij personal. Dikush duhet të ndal presidentin, i cili po e rrezikon ta zhbëj të gjithë atë që është arritur, një pjesë të madhe të meritës e ka edhe LDK dhe presidenti Rugova.

Të gjithë qytetarët të prirë nga opozita duhet të bëhen bashkë për të mirën e vendit, i cili ndodhët në moment dramatike të saj. Sa më të shkurtër ta ketë jetën kjo qeveri dhe ky president, aq më mirë për vendin. Ky është moment i opozitës e cila duhet të tregoj se është ndryshe nga pozita e sotme, dhe se e nesërmja për Kosovën do të jetë më e mire. Qytetarët janë gati, mjafton që opozita t’i prij karvanit të ndryshimeve, për të cilën Kosova ka nevojë më shumë se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat