Mimoza Kusari-Lila thirrje partive: Të mblidhemi në Kuvend, t’i japim drejtimin shtetit tonë, pa Thaçin

Politika

Mimoza Kusari-Lila thirrje partive: Të mblidhemi në Kuvend, t’i japim drejtimin shtetit tonë, pa Thaçin

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 29 gusht 2018 Në ora: 21:23
Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila edhe një herë ka paraqitur qëndrimin e saj lidhur me idenë e presidentit Thaçi për korrigjim e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kusari në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se presin takim me partitë parlamentare që presidentin Thaçi ta ndalim sa më shpejtë.

“Mendoj që presidentin Thaçi duhet ta ndalim sa më shpejtë që është e mundur, qasja e tij është jo kushtetuese dhe është në kundërshtim me detyrat e tij si president. Duke e marrë parasysh rrezikun e lartë që këto veprime dhe deklarata të Presidentit të vendit i sjellin Kosovës dhe popullit të saj, në kundërshti me aktin më të lartë të shtetit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ftojmë të gjitha partitë parlamentare që me urgjencë të mblidhemi në Kuvendin e Kosovës dhe t’i japim drejtimin e duhur shtetit tonë, natyrisht pa Presidentin e Republikës” ka përfunduar deputetja e Alternativës Mimoza Kusari Lila për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat