Profesori ndërkombëtar: Konflikti politik mund të çojë Kosovën në izolim

Politika

Profesori ndërkombëtar: Konflikti politik mund të çojë Kosovën në izolim

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 gusht 2018 Në ora: 10:57
Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi shpresoj që qytetarët e Kosovës të fitojnë liberalizimin e vizave deri në fund të viti dhe për këtë  nuk mendon se do të ketë problem në Parlamentin Europian .

Ai është i bindur se Greqia nuk do të kundërshtojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, ndërsa sa i përket Spanjës ai është skeptik.

“Unë shpresoj se qytetarët e Kosovës deri nga fundi i vitit do ta fitojnë të drejtën për lëvizje të lirë në vendet Shëngen të Bashkimit Europian. Nga vendet anëtare të Shëngenit, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën janë Greqia dhe Spanja. Jam i bindur se Greqia nuk do ta kundërshtojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, ndërkohë që jam skeptik sa i përket Spanjës. Por në kushtet e vetmisë së saj në reagimin negativ të Spanjës për këtë çështje, besoj se ajo nuk do ta përdorë të drejtën e vetos deri në fund e në kundërshtim të hapur me vullnetin e vendeve të tjera. Është fjala këtu për vendimmarrjen në Këshill, ndërsa në parlamentin europian jam i sigurt se nuk do të ketë probleme, sepse aty vendimet merren me shumicë relative të votave të deputetëve. Dhe shumica relative është e garantuar në këtë rast”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se konflikti politik mund të çojë ose në izolimin apo shkarkimin e presidentit, ose në krizë qeveritare e parlamentare, por, sipas tij, për këtë nuk është përgjegjës Komision, parlamenti apo Këshilli Europian, por janë përgjegjës liderët politikë në Kosovë.

“Për këto arsye shpresoj që të realizohet ëndërra e banorëve të Kosovës për të lëviz lirshëm në vendet europiane dhe me këtë të lehtësojnë jetën e tyre, të kenë mundësi për më shumë kontakte dhe lidhje të fushave të ndryshme etj.  Liberalizimi i vizave mund të dëmtohet nga ndonjë zhvillim i papritur në Kosovë. Këtë e shoh thjesht si mundësi, por jo si domosdoshmëri. Konflikti politik mund të çojë ose në izolimin apo shkarkimin e presidentit, ose në krizë qeveritare e parlamentare. Në të dy rastet konflikti politik do të bëjë që situata në Kosovë të dalë nga binarët dhe për këtë nuk është përgjegjës Komision, parlamenti apo Këshilli Europian, por janë përgjegjës liderët politikë në Kosovë. Nëse Thaçi do të këmbëngulë në tjetërsimin e territorit të Kosovës, nuk besoj se vendi do t'i përmbahet rregullave për paqe, stabilitet e siguri në vend. Nëse ndodh kjo, atëherë vizat do të vonohen së paku edhe për një vit tjetër. Gjithçka është në lojë dhe kryelojtar i rrezikshëm është vetë presidenti i vendit”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat