Deputetja e VV-së propozon koalicion parazgjedhor kundër klanit mafioz në Kosovë

Politika

Deputetja e VV-së propozon koalicion parazgjedhor kundër klanit mafioz në Kosovë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 31 gusht 2018 Në ora: 15:59
Lëvizja Vetëvendosje

Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë, kanë ngjallur reagime të shumta.

Opozita ka bërë kërkesë për tu mbajtur seancë e jashtëzakonshme me katër shtator, për miratimin e një rezolute përmes së cilës konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. 

E nëse nuk ndalet me rezolutë, janë paralajmëruar dhe protesta.

Image
Drita Millaku

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se presidenti duhet shkarkuar duke përdorur të gjitha mjetet demokratike, pasi nuk e përfaqëson interesin e shumicës.

“Ky president tanimë nuk është duke e mbrojtur interesin e shtetit dhe duhet shkarkuar duke përdorur të gjitha format dhe mjetet demokratike dhe popullore deri në shkarkim pasi që më nuk përfaqëson interesin e shumicës shqiptare në këtë vend”, është shprehur ajo.

Millaku propozon që opozita ta vazhdojë bashkëpunimin jo vetëm në protesta, por deri te një koalicion parazgjedhor.

“Bashkëpunimi opozitar duhet të vazhdojë jo vetëm në protesta por edhe më gjatë deri te një koalicion i përbashkët parazgjedhor deri sa të marrin nokaut ky grup mafioz që po e udhëheqin Kosovën”, ka deklaruar deputetja e VV-së për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat