“Plani Thaçi - Vuçiq, do të shënonte fundin e ekzistimit të Kosovës si shtet” - Bota Sot
“Plani Thaçi - Vuçiq, do të shënonte fundin e ekzistimit të Kosovës si shtet”

Politika

“Plani Thaçi - Vuçiq, do të shënonte fundin e ekzistimit të Kosovës si shtet”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 1 shtator 2018 Në ora: 14:55
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të shprehur qëndrimit institucional kundër cenimit të territorit të Republikës së Kosovës.

E, lidhur me këtë çështje ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se është e nevojshme që Kuvendi i Kosovës ta thotë fjalën e vet sa i përket tendencës antikushtetuese të presidentit Thaçi.

Sipas tij, plani Thaçi-Vuçiq, do të shënonte edhe fundin e ekzistimit të Kosovës si shtet.

Image
Nexhat Haziri

“Është shumë e nevojshme që Kuvendi i Kosovës, si organi më i lart ligjvënës ne vend, dhe si institucion me përfaqësues i vullnetit të qytetarëve të Kosovës, ta thotë fjalën e vet sa i përket tendencës antikushtetuese të presidentit Thaçi që të bisedojë me Serbinë për të ashtuquajturin Korrigjim kufijsh në mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, me këtë rezultat, shumica e përfaqësuesve të vullnetit të qytetarëve do ta kundërshtojnë këtë plan, që njëherë njihet edhe si plani Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës, që në fakt do të shënonte edhe fundin e ekzistimit të Kosovës si shtet”, ka thënë Haziri.

Ai mendon se nisma e LDK-së do të përkrahet edhe nga partitë e tjera opozitare, si LVV dhe PSD, por edhe nga partitë që janë në koalicionin qeveritar siç është Nisma Socialdemokrate.

“Besoj se kjo nismë e LDK-së do të përkrahet edhe nga partitë e tjera opozitare, si LV dhe PSD, por edhe nga partitë që janë në koalicionin qeveritar siç është NISMA. Jemi në një moment mjaftë delikat, ku është vënë në pikëpyetje e ardhmja e Kosovës si shtet, andaj dua të besoj se shumica e partive politike shqiptare, do të jen në nivelin të cilin e kërkon koha dhe periudhën nëpër të cilën po kalon vendi i ynë, duke i ulë flamujt partiak dhe për të qenë përfaqësues të ndenjët të interesave të Kosovës dhe qytetarëve tanë”, ka përfunduar analisti politik, Nexhat Haziri, për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...