Ja çfarë përfiton Serbia nga marrëveshja sekrete mes Thaçit dhe Vuçiqit

Politika

Ja çfarë përfiton Serbia nga marrëveshja sekrete mes Thaçit dhe Vuçiqit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 shtator 2018 Në ora: 17:27
Thaci- Vuciq

Zhvillimet e fundit në Kosovë janë të fokusuara tek ideja e presidentit të vendit për korrigjim të kufijve. Të gjithë diskutimet që po zhvillohen lidhur me këtë çështje edhe në nivel ndërkombëtar, si duket ishin në vetvete edhe qëllimi i Thaçit.

Meqenëse posti i presidentit nuk i ofronte ndonjë faktorizim, Thaçi shpiku temën e kufijve për të qenë në qendër të vëmendjes. Njeriu që vuan nga kompleksi për të qenë në qendër të vëmendjes, është në gjendje të shpikë edhe marrëzira vetëm që mediat dhe qytetarët të flasin për të.

Përveç që shpiku këtë temë për të dalë nga izolimi, është mjaftueshëm e lexueshme arsyeja tjetër, Gjykata Speciale. Pikërisht kjo e fundit i është shndërruar presidentit aktual si hije qe e ndjek pas, dhe nga e cila nuk po arrinë assesi të largohet. Një Kolombre që e ndjek pas, gjatë gjithë udhëtimit të tij jetësor.

Megjithatë “ Gjarpri” s’po dorëzohet, po përdorë të gjitha atute që i posedon, duke lozur ose çdo gjë ose asgjë, Thaçi është shndërruar në rrezik kombëtar, nga i cili vërtet duhet pasur frikë. Me të drejtë Dritëro Agolli thoshte se “ një kokë e çmendur një popull e çmend”. Duhet frenuar çmendurinë e njeriut që po luan me fatin e një populli, për të shpëtuar veten. Me idenë se sa më e tensionuar të jetë gjendje në vend, aq më shumë do të shtyhet fillimi i punës së  Gjykatës Speciale, presidenti i vendit po përdorë tema të nxehta, që duke e shtyrë në pakufi punë e  kësaj gjykata, edhe ta komprementojë atë pa filluar punën.

Thaçi nuk e ka seriozisht çështjen e kufijve, por i përdorë për qëllime të tjera, e pastaj edhe nëse del diçka nga budallallëku i tij do ia jep vetes medaljen e meritave si njeri i madh kombit. Nga i gjithë ky budallallëk i tij, Thaçi nuk humbë asgjë, ose përfiton ose jo, por nuk humbë. Ajo që humbë është Kosova.

Së pari imazhi i Kosovës si vend i sigurt bie poshtë, që edhe i shërben Serbisë për të propaganduar se Kosova nuk është vend i sigurt dhe se statusi i saj ende nuk është definitiv, pasi çështja e kufijve ende nuk është zgjidhur. Prandaj Vuçiqi e dëshiron me çdo kusht Thaçin në bisedime në Bruksel, duke e ditur hallin dhe injorancën e tij po arrin të përfitojë në të gjitha sferat e saj.

Derisa  BE dhe SHBA po kërkojnë me çdo kusht që brenda këtij viti të përmbyllet procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, Thaçi po mundohet të përfitojë personalisht, duke mos i interesuar fati i Kosovës. Faktikisht Kosova ka nevojë për ta përmbyllur procesin e bisedimeve me Serbinë, nga e cila do të përfitonte politikisht, duke e afruar më afër BE vendin.

Megjithatë Kosova nuk e ka patjetër që të luajë lojën e Serbisë, e cila si këmbim do të fitojë anëtarësim në BE, dhe eventualisht komunat serbe në Veri. Si dhe komunat serbe në pjesë të tjera të Kosovës do të fitonin kompetenca shtesë, që rrjedhimisht i bie të punojnë  dhe funksionojnë sipas ligjeve serbe.

Dyshoj shumë në një marrëveshje të fshehur mes Thaçit dhe Vuçiqit, nga e cila Thaçi do të përfitonte amnisti, ndërsa Serbia autonomi për komunat serbe, dhe eventualisht të shkëpusë ato komuna që i ka në kufi. Gjithsesi, nga e tëra kjo tollovi Kosova nuk pritet të përfitojë asgjë.

Por kokëdhimbjet për Hashimin kanë filluar, pasi po kundërshtohet fuqishëm, jo vetëm nga opozita, por edhe nga koalicioni qeverisës, dhe nga partia nga vjen. Dua të besoj se liderët e partive në koalicion s’do të bien nën kthetrat e gjarprit, i cili shumë herë ka “ helmuar” kundërshtarët e tij, dhe Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat