Një Revolucion për t’i zhveshur “cullak prostitutat” e pushtetit!

Politika

Një Revolucion për t’i zhveshur “cullak prostitutat” e pushtetit!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 1 shtator 2018 Në ora: 20:17
Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj, Haliti dhe Syla

Pas, 20 vjetëve nga përfundimi i luftës së fituar me gjak, presidenti i Kosovës, njeriu i luksit që nga lufta, i cili është mësuar të qëndrojë hoteleve luksoze, me “bekimin” e SHIK-ut, duan ta copëtojnë Kosovën, për interesa ruso-serbe!

Ideali i UÇK-së me ndihmën e NATO-s u bë realitet, ai triumf ndaj Serbisë, u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë.

Por, sot, spiuni i francezëve që kontribuoi mirë në ndarjen e Mitrovicës, dëshiron ta ndajë Kosovën njëherë e përgjithmonë.

Ideja ruso-serbe, nga askush tjetër nuk po finalizohet, përveç njeriut të parë të Kosovës, presidentit Hashim Thaçi!

Kontributin e miqve tanë, të cilët për të shpëtuar popullin shqiptar harxhuan miliarda, bombarduan Serbinë fashiste, sot, një shqiptar po ua kthen shpinën!

A ka më skandaloze sesa ta përbuzim kontributin dhjetëra vjeçar të SHBA-së, Gjermanisë, Zvicrës... të cilët si askush tjetër i dolën në ndihmë popullatës së pafajshme, dhe me ndihmën e tyre u krijua një shtet i ri në Ballkan.

Megjithatë, paturpësia shqiptare dhe tradhtitë nuk janë tashmë të panjohura, nuk është Hashim Thaçi i vetmi tradhtar këtu. Atë e përkrahin shumë politikanë para një kohe, dhe për çfarëdo rezultati që ai bënë marrëveshje në Bruksel, përgjegjësinë e kanë edhe ata që e votuan, por edhe ata që po takohen me SOROS-in.

Nuk është vetëm Thaçi fajtor, ai është kulmi i një piramide, e ndërtuar ndër vite me qindra-mijëra punëtorë, në këtë rast me shumë pushtete, me shumë pushtetarë, me shumë “idealista”, me shumë vota e përkrahje ai mbërriti aty ku deshi, aty ku ia kërkuan “vëllezërit” rusë, serbë, grekë e maqedonë!

Presidenti Thaçi, po shkelë mbi çdo gjë vetëm që synimet e miqve të tij sllavë të realizohen më në fund.

Në luftë dështuan, ashtu siç dështoi Thaçi dhe SHIK-u! Në fakt, ata nuk dështuan, ata nga lufta filluan me vrasjen e kundërshtarëve, që sot ata që mbeten gjallë, disa i blenë me para, disa i fiksuan, disa u ngopën me pushtetin e dhuruar nga bandat mafioze dhe harruan shpejt të kaluarën e përgjakshme në trojet tona.

Në luftë, në vend që ta sulmonin ushtrinë dhe policinë serbe, këta gjetën forma tjera, sulmuan dhe vranë çlirimtarët. Filluan me vrasjet andej kufiri, në Shqipëri, vazhduan pastaj në kufi, disave ju ngritën prita, disa i vranë pas shpine!

Kështu vazhduan edhe paslufte. Janë qindra vrasje të cilat u kryen si të ishim në Meksikë! Këta nuk i vranë vetëm njerëzit e LDK-së, ata sulmin e tyre e vazhduan edhe më tej.

Luftuan edhe veten. Vranë Dino Asanaj për miliona euro, pastaj vazhduan krimin e tyre edhe në PTK. Vrasja e Elvis Pistës, nuk do të zbulohet kurrë, ashtu siç nuk u zbulua vrasja e Tahir Zemës, ekzekutimi i Rexhep Lucit, i Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, pastaj vrasja e Shaban Manaj, Shefki Popovës, pastaj... dhjetëra vrasje tjera. Edhe vrasjen e heroit Enver Zymberi.

Është për çudi se bandat më kriminale në Kosovë, personalitet e tyre që ishin përbrenda kanë treguar afërsinë e tyre me politikanët. Disa edhe nga burgu kanë treguar emra, kanë treguar urdhërdhënësit, por, si të burgosen kokat e krimit në Kosovë, kur janë vetë kokat e politikës.

Për të elaboruar pak për kryekriminelët, vetë pasuria e tyre flet. Ata filluan karrierën politike të zhveshur, sikurse “striptizet” në klubet e natës, “cullak”.

Me të përfunduar një vit, dy apo një mandat të deputetit, një mandat në institucionet e shtetit të Kosovës, ata u pasuruan, u bënë milionerë. Sot, shumica e politikanëve tek ne janë milionerë, ndërsa populli është më i varfëri në Evropë!

Kjo dëshmon qartë për kriminalitetin tonë politik, të cilët me imunitetin që kanë, arrijnë të pasurohen në mënyra të shpejta, të paligjshme. Kontrabanda nga veriu është pasurimi i tyre më i shpejt, pastaj vijnë tenderët, zhvatja e pasurisë që askush askujt nuk i jep llogari për të bëmat e tyre.

Ata po mundohen edhe luftën dhe idealin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ta ulin, duke e rritur numrin e madh të veteranëve. Por kjo, nuk ndodh vetëm pse e rritën numrin, por vetë komandantët e UÇK-së, nga lufta e shenjt e UÇK-së, sot janë bërë milionerë, e kështu edhe u pasuruan duke e shtiru një certifikatë të veteranit për mijëra euro.

Afër 20 mijë veteranë më shumë, kështu e zbehin gjënë më madhështore që ka ndodhur në shekullin e kaluar për shqiptarët, luftën e pastër të UÇK-së.

Mos të harrojmë, se zbehjen e UÇK-së, kriminelët e kanë filluar edhe në luftë, duke vrarë kolonelët, gjeneralët dhe ushtarët e UÇK-së, vetëm pse ishin më të zotë se këta.

Ata nuk kanë hyrë në luftë për t'u pasuruar, sikurse këta komandantët që sot po shkelin mbi luftën dhe gjakun e atyre që dhanë për liri!

Se presidentit, e as partisë së tij, nuk i rrah zemra shqip moti e kemi kuptuar. Ai, kurrë nuk arriti të bisedojë, të kushtëzojë Serbinë për krimet e tyre, për gjenocidin ndaj shqiptarëve, për vrasjen e pleqve, grave dhe fëmijëve. Për dhunimin e motrave dhe nënave tonë. Për viktimat e pagjetura, për shumëçka që Serbia ka bërë në Kosovë. Por, anash kësaj, Thaçi dhe PDK-ja, po mburrën me marrëveshjet “e dhimbshme” për Kosovën, duke u falë edhe tokë, tokën që UÇK-ja me aleatët ndërkombëtar e çliruan.

Andaj miq, koha ka ardhur për një Revolucion të “paqes”, që të zhbëjnë gjithsecilin që shkeli mbi gjakun e dëshmorëve, vetëm që apetitet serbe të përmbushën në tokën tonë të lirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat