Deputetja e VV-së për Thaçin: Të çmendurin duhet trajtuar në psikiatri

Politika

Deputetja e VV-së për Thaçin: Të çmendurin duhet trajtuar në psikiatri

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 2 shtator 2018 Në ora: 21:49
Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar korrigjimin e kufirit, sot u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave.

E, lidhur me këtë çështje, ka folur edhe një deputete e kësaj partie.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se për ta ndalur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Kuvend të Kosovës janë deputetët, ndërsa në rrugë janë qytetarët.

Millaku ka thënë se presidenti i vendit është çmendur, dhe sipas saj, i çmenduri duhet ndalet dhe për këtë duhet edhe trajtim në psikiatri.

Image
Drita Millaku

“Protesta duhet të mbahen jo se ne si Lëvizje Vetëvendosje po dëshirojmë, por se nuk kemi tjetër alternativë. Deputetët në parlament duhet ta ndalin Thaçin, e qytetarët në rrugë, sepse ky njeri është çmendur. Të çmendurin duhet ndalur dhe duhet trajtim psikiatrik. Nuk kemi rrugëdalje tjetër”, ka thënë Millaku.

Tutje, deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se në vazhdimësi janë duke u takuar me strukturat e partisë, ndërsa sa i përket partive tjera, ajo ka thënë se nuk ka informacione se a do ta përkrahin.

“Ne si subjekt jemi të gatshëm, jemi duke u takuar me strukturat tona, ndërsa sa i përket subjekteve tjera nuk e di. Por, si duket qytetarët kësaj radhe nuk kanë tjetër zgjidhje, e vetmja mundësi u ka mbetur rruga”, ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat