Zyrtari i LDK-së tregon pse Fatmir Limaj u bë shef i delegacionit

Politika

Zyrtari i LDK-së tregon pse Fatmir Limaj u bë shef i delegacionit

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 3 shtator 2018 Në ora: 23:21
Bajram Gecaj dhe Isa Mustafa

Qeveria e Kosovës sot ka nxjerrë një vendim që faza e fundit e procesit të dialogut me Serbinë të përfaqësohet nga Fatmir Limaj si kryesues.

E, këtë vendim të qeverisë, e ka komentuar edhe një zyrtar i subjektit më të madh opozitar.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë se Qeveria “Haradinaj”, për hir të mbajtjes së pushtetit janë në gjendje t’i bëjnë të gjitha kompromiset e mundshme, disa nga të cilat edhe të paimagjinueshme.

Image
Bajram Gecaj

“Kjo qeveri po provon në vazhdimësi se janë “sejmen” të Hashim Thaçit, dhe se për hir të mbajtjes së pushtetit janë në gjendje t’i bëjnë të gjitha kompromiset e mundshme, disa nga të cilat edhe të paimagjinueshme. Ashtu siç shkelen mbi fjalët, veprimet dhe premtimet e tyre në çështjen e demarkacionit, ashtu do të vazhdojnë ta bëjnë në të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe dialogun”, ka thënë Gecaj.

Tutje, zyrtari i LDK-së ka thënë se kjo qeveri e dinë mirë se nëse e kundërshtojnë Thaçin nuk mund të qëndrojnë gjatë në pushtet.

Në fund, ai ka theksuar se qeveria aktuale tanimë kanë provuar se për pushtet janë në gjendje edhe “jetën ta japin”.

“Ata e dinë mirë se nëse e kundërshtojnë Hashimin nuk mund të qëndrojnë gjatë në pushtet, prandaj bëjnë kompromise sepse tanimë kanë provuar se për pushtet janë në gjendje edhe “jetën ta japin””, ka përfunduar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat