Profesori ndërkombëtar tregon mashtrimin e radhës nga Hashim Thaçi

Politika

Profesori ndërkombëtar tregon mashtrimin e radhës nga Hashim Thaçi

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 4 shtator 2018 Në ora: 12:48
Hashim Thaçi

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se prapa idesë së Thaçit për bashkim me Luginën qëndron mashtrimi i radhës për publikun.

Bytyçi ka shtuar se të thuash ndarje nuk do ketë, por do ketë bashkim të Luginës me Kosovën, është si të gjuash hënën me gurë!

“Prapa idesë dhe deklaratave të Hashim Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, qëndron vetëm mashtrimi i radhës i publikut. Asnjë njeri normal që e njeh historinë dhe ambicien serbe për zgjerim territoresh nuk beson se Beogradi po jepka territore me ia plotësu kërkesën presidentit të Kosovës. Të thuash ndarje nuk do ketë, por do ketë bashkim të Luginës me Kosovën, është si të gjuash hënën me gurë” ka përfunduar profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat