“Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq marrëveshje për ndarjen e Kosovës, në këmbim të çmimit ‘Nobel për paqe’”

Politika

“Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq marrëveshje për ndarjen e Kosovës, në këmbim të çmimit ‘Nobel për paqe’”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 4 shtator 2018 Në ora: 18:28
Thaçi, Mogherini, dhe Vuçiq

Eksperti i Politikave Ndërkombëtare dhe Marrëdhënieve të Sigurisë, profesor Jeton Kelmendi, ka thënë për “Bota sot”, se ka indikacione që Thaçi së bashku me Mogherinin dhe Vuçiqi, kanë nënshkruar një para marrëveshje për ndarjen e Kosovës dhe territorit të saj, si dhe kanë gjetur një pajtueshmëri për të tria palët që të nominohen për çmimin “Nobel për paqe”.

Sipas tij, brenda kësaj ngelet vetëm një demonstrate masive dhe tani duhet zgjedhur vetëm mënyrën për rrëzimin e këtij banditi nga pushteti për faktin se Thaçi e ka shit Kosovën.

Image
Jeton Kelmendi

“Që kjo marrëveshje e dëmshme antishqiptare për Kosovën të dështojë, duhet urgjentisht një demonstratë masovike, sepse siç po duket tash e kemi edhe makaranë tjetër të radhës të Esat Pashë Toptanit, ku sërish tash ka dal një Esat tjetër Hashim Thaçi që po i shitet BE-së. Pra ky njeri duhet orë e çast që të rrëzohet nga pushteti dhe të prishet apo të shembet kjo marrëveshje. Siç duket po ashtu kësaj marrëveshje po i shërbejnë me shumë partia  tij e PDK-së që po i qëndron mbrapa, dhe tragjikisht këtu nuk po kundërshton hapur as Kryeministri Haradinaj, për shkak të një karrige, i cili megjithatë mund të ketë fuqi që ta rrëzojë nga pushtetit Thaçin”, është shprehur Kelmendi.

Ai konsideron se tashmë i ngelet popullit, që ta rrëzojë këtë njeri dhe një vetëdijesim jashtëzakonisht i madh i LDK-së dhe shoqërisë Civile për një demonstrata masive

“Nëse nuk bëhet kjo punë sivjet, atëherë si përfundim Kosova do ta humb territorin, sepse natyrisht se presidenti Thaçi mund të marr një çmim për paqe bashkë më vëllain e tij Aleksandër Vuçiç. Andaj Kosova duhet të ngritët në këmbë dhe ta mposhtë këtë qyqërllakun që e bëjnë këtë maskarenj. Por e keqja e kësaj është se këtu janë dy kontradikta, pasi nuk ka Gjykatë Speciale, që e dënon dikë për krimet të bëra,  nëse po i njëjti merr “Çmimin Nobel për Paqe”, është shprehur Kelmendi.

Sipas tij, e gjithë poenta qëndron këtu, sepse këto janë pazarllëqet e pista që janë bërë, e mbi të gjitha që Thaçi të nobelohet për paqe.

“Kjo është një tragjedi që Thaçi të nobelohet për paqe, sepse më pas dihet që nuk ka Gjykatë Speciale, që mund të ngrijë dyshime për një njeri që ka marrë Çmimin më të lartë atë Nobel, natyrisht për paqe. Pra pasi Thaçi e shpëton lëkurën e vet prej gjarpri bëhet si autoritet ndërkombëtar, dhe Serbia përfiton territor. Nga ana tjetër  presidenti serb e ndaj edhe ai Çmimin Nobel, dhe këtu të gjithë mund të jenë fitues përveç Kosovës. Pra fiton Thaçi, fitoi Vuçiçi fiton Mogherini fitojnë qarqet e caktuara ndërkombëtare, por  humb Kosova, sepse Kosova po humb territor. Pra kjo politikë e pistë është bërë kulaç i përgatitur dhe tash i duhet vetëm të pjekët. Andaj shansi i fundit është një demonstratë masive për ta rrëzuar Thaçin nga pushtetit, përndryshe nëse Thaçi nuk i ka dy të tretat për ta rrezuar atëherë kjo punë do të marr fund. Pra kërkohet një vetëdijshme i LDK-së, shoqërisë Civile dhe i popullit, për ta kundërshtuar me forcë dhe me çdo mënyrë për ta rrëzuar dhe për ta shporrur nga pushtetit presidentin Hashim Pashë Toptanin”, ka thënë Eksperti i Politikave Ndërkombëtarë dhe Marrëdhënieve të Sigurisë, profesor Jeton Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat