A do të arrijë qeveria “PAN” ta votojë ekipin e saj? Flet analisti politik

Politika

A do të arrijë qeveria “PAN” ta votojë ekipin e saj? Flet analisti politik

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 4 shtator 2018 Në ora: 23:29
Fatmi Limaj, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Analisti politik, Nexhat Haziri, duke folur për “Bota sot”, ka thënë se koalicioni qeverisës "PAN" nuk do të arrijë as nesër që ta votojë të ashtuquajturin ekipin negociator qeveritar, pasi siç thotë ai, Lista Serbe do të kërkojë nga këta që ta përkrahin themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Image
Nexhat Haziri

“Mendoj se koalicioni qeverisës “PAN” nuk do të arrijë as nesër që ta votoj të ashtuquajturin ekipin negociator qeveritar pasi Lista Serbe do të kërkojë nga këta që ta përkrahin themelimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive, dhe një pranim i tillë nga "PAN", do të ishte një çmim shumë i lartë që duhet paguar dhe po ashtu qysh në fillim të dialogut me Serbinë,do të ishte një hap i disfavorshem për Kosovën. Pastaj shtyrja e radhës që do t’i bëhet kësaj seance është në favor të Hashim Thaçit, i cili me çdo çmim është i interesuar që ta pengojë mbajtjen e seancës së thirrur nga opozita e cila do të nxirrte një rezolutë që atij do t’ia ndalonte të negocioj për territorin e Kosovës”, ka thënë Haziri.

Tutje, Haziri thekson se në qoftë se opozita nuk arrin ta miratojë rezolutën e saj, vetë mbledhja e opozitës në një seancë, e cila paraqet edhe shumicën shqiptare, është në disfavor të Thaçit.

“Edhe në qoftë se opozita nuk arrin ta miratojë këtë rezolutë, vetë mbledhja e opozitës në një seancë, e cila paraqet edhe shumicën shqiptare, është në disvafor të Thaçit, dhe ky i fundit do të bëjë gjithçka që ta pengojë që opozita të mblidhet në këtë seancë”, ka përfunduar analisti politik, Nexhat Haziri, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat