Instituti Demokratik i Kosovës sot oranizoi tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”.
Para të pranishmëve dhe mediave i pari i shtetit deklaroi se takimet me përfaqësuesin e Serbisë nuk janë aspak të lehta.
“Raportet e mia me Vuçiq, të drejtën me ju thënë janë jo të lehta, të vështira. Nuk e pëlqej fare Vuçiqin, por është i zgjedhur i tyre”, ka thënë presidenti Thaçi, përcjell “Bota sot”.
Sipas kreut të vendit, me Serbinë synohet një marrëveshje paqësore e obligative në rrafshin ndërkombëtar dhe se korigjimi e shpëton Kosovën. Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”. /BS