Thaçi: Kush mundet ta bind Rusinë që ta njoh Kosovën?

Politika

Thaçi: Kush mundet ta bind Rusinë që ta njoh Kosovën?

Nga: Nesib Hoti Më: 5 shtator 2018 Në ora: 12:19
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë sqarime shtesë në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me atë që ai i ka quajtur korrigjimin e kufijve. Ai në këtë konferencë ka folur edhe për njohjet e reja, përcjell “Bota sot”.

Thaçi ka thënë se askush deri më tani, nuk ka mundur ta bind Rusinë dhe pesë shtetet e BE-së, për ta njohur Kosovën, por, sipas tij, vetëm një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, sjell njohje të reja.

“Kush ka mundur ta bind Rusinë dhe Serbinë ta njoh Kosovën dhe kush ka mundur t’i bind pesë shtetet e BE-së. Nuk ka dikush fuqi t’i  bind, por një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, sjell njohje nga pesë vendet dhe anëtarësim në organizatat botërore”, ka thënë Thaçin, përcjell “Bota sot”.

Me tej, ai ka theksuar se ai do të nënshkruaj vetëm një marrëveshje që është në rregull për SHBA-në dhe BE-në.

“Jam skeptik se mund të ketë marrëveshje, por askush nuk duhet të shqetësohet për marrëveshje. Qytetarët duhet të besojnë se është rrugëtimi i vetëm kjo. Dua të jem i qartë, unë do të nënshkruaj vetëm një marrëveshje që është “ok” për SHBA-në dhe për shtetet e BE-së ”, ka theksuar Thaçi. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat